Pse JO?

Blerand Rexhepi

Rami Qerimi

Gjatë gjithë kësaj periudhe të funksionimit të shtetit RMV-së është vërtetuar se shqiptarët kanë kuadër për të udhëhequr këtë shtet andaj nuk mund të kuptohet ky paragjykim se Kryeministër i këtij shteti nuk mund të jetë Shqiptar,më e dhimbshme nga krejt kjo katarahurë e skepticizmit është e paqartë si disa subjekte politike shqiptare nuk e pranojnë një realitet të ri dhe nuk e përkrahin këtë ide?Si duket përgjigjja është shumë e qartë sepse kjo ide nuk vjen nga ata por nga BDI-ja që në kontinuitet ka dëshmuar veten se për të qenë subjekt politik serioz duhet të tejkalosh interesat e ngushta partiake dhe të punosh në interes të popullit që përfaqson dhe të shtetit.

Kur e them të popullit që përfaqson nënkuptohet se BDI-ja ka punuar,punon dhe do të punon për interesat e popullit shqiptarë sepse rrënjët e saj si trung fillojnë që nga UÇK-ja e cila bëri thyerjen e madhe ku ktheu dinjitetin e shqiptarëve dhe i tregoi krejt botës se Shqiptarët në RMV nuk janë qiraxhinj në vend të vet,pastaj si subjekt politik i udhëhequr nga Ali Ahmeti vazhdoi me realizimin e piksynimeve kombëtare deri në ditët e sotme dhe me siguri që do të vazhdojë deri në realizimin e barazisë së plotë me komunitetin maqedon.

Në anën tjetër kur them të intersave të shtetit më duhet të theksoj se BDI-ja në kontinuitet ka punuar që RMV-ja të jetë pjesë e NATO-s dhe BE-së si dhe ka dhënë kontributin e pamohueshëm që ky shtet të forcohet në aspektin institucional dhe të përfaqësohet në mënyrë dinjitoze në arenën ndërkombëtare dhe krejt këtë e ka bë duke lënë anash intresat partiake. BDI-ja për interesa të larta shtetërore theu edhe parimin fituesi me fituesin duke e ditur se mund ti kushtoj në të ardhmen, por si parti serioze e dëshmoj veten se interesi shtetëror është mbi interesin partiak.

Albert Ajnshtajn ka një thënie të mençur “Më lehtë është të zbërthesh një atom se një paragjykim” duke u nisur nga kjo thënie më duhet patjetër të nënvizoj se edhe pala maqedone e cila ka paragjykime duhet ta kuptoj se për të mirën e këtij shteti duhet ti tejkaloj intersat e ngushta partiake dhe të pranojë realitetin e ri sepse dashtën apo nuk dashtën ata një ditë Shqiptari do të bëhet Kryeministër.

PSE JO?

Next Post

Taravari, lider i kanabisit në Maqedoni

Në historinë e Maqedonisë së Veriut që nga pavarësimi i saj deri sot, në dikasterin e shëndetësisë kanë shërbyer disa ministra, më shumë ose më pak të suksesshëm. Pavarësisht mënyrës së përfundimit të mandatit të tyre në këtë ministri, të gjithë ministrat pa përjashtim me mjeshtri kanë shfrytëzuar më shumë […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: