Publikohet Konkursi për regjistrim në shkollat e mesme 2019/2020

vull

Ministria e Arsimit dhe Shkencës gjatë kësaj fundjave e publikoi Konkursin për regjistrimin e nxënësve në arsimin e mesëm në vitin shkollor 2019/2020 për arsimin në gjimnaze, arsimin profesional dhe arsimin e mesëm për nxënësit me nevoja të veçanta arsimore.

Paraqitja dhe regjistrimi i parë i nxënësve do të jetë më 17 dhe 18 qershor 2019 ndërsa listat me rezultatet nga regjistrimi dhe vendet e lira do të publikohen më 19 qershor.

Paraqitja dhe regjistrimi i dytë i nxënësve është më 24 dhe 25 qershor ndërsa rezultatet nga regjistrimi dhe vendet e lira do të publikohen më 26 qershor.

Paraqitja dhe regjistrimi i tretë i nxënësve do të bëhet më 1 korrik 2019, ndërsa rezultatet nga regjistrimi dhe vendet e lira do të publikohen ditën e ardhshme.

Të dhëna për vendet e lira sipas paraleleve dhe gjuhës mësimore për të gjitha shkollat në vend si edhe informacione për dokumentet e nevojshme dhe kushtet dhe kriteret për regjistrim i përmban Konkursi të cilin MASH e publikoi në ueb faqen e saj.

Next Post

Komuna e Preshevës ka dhuruar donacion 4 mjete kundër zjarrit njësisë së zjarrëfiksave

Komuna e Preshevës sot ka dhuruar donacion njësisë së zjarrëfksave dhe ndërmarrjes publike Moravica në Preshevë. Donacioni ka të bëjë me mjete për intervernim kundër zjarrit dhe shërbejnë për ndërhyrje të shpejtë dhe efikase. Ky donacion është bashkpunimi i radhës që komuna e Preshevës dhuronë njësisë zjarrfiksave, pas 2 kamionëve […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: