Punësime të reja në Agjencinë për zbatimin e gjuhës shqipe

vull

Konkurset për punësime në Agjencinë për zbatimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve pritet të hapen në ditët në vazhdim, ndërsa ekipi i këtij organi duhet të përbëhet nga gjithsej 74 persona. Drejtori i kësaj Agjencie, Ylber Sela, një numër të tillë punësimesh e sheh me dyshim për shkak të buxhetit, i cili është 8 milion e 425 mijë denarë dhe sipas tij ky buxhet nuk është i mjaftueshëm për plotësimin e të gjitha nevojave të Agjencisë. Buxheti i mësipërm parashihet edhe për interierin e hapësirave ku tashmë është vendosur Agjencia.

Diku 6 milion denarë kemi për punësime të rregullta. Do marrim këshilltarët shtetërorë, kemi parashikuar tre këshilltarë shtetëror me sistematizimin, katër udhëheqës sektori dhe udhëheqësit e njësive. Me këtë plotësohet buxheti i parashikuar për vitin 2019 për Agjencinë për punësime të rregullta. Dhe kemi diku 10 mijë euro për kontrata në vepër”- u shpreh Ylber Sela, drejtor i Agjencisë për zbatimin e Ligjit të Gjuhëve

Përzgjedhjen e ekipit do ta bëjë një komision i cili do të përbëhet nga profesionistë të sferës. Ekipi i përkthyesve dhe lektorëve do të përbëhet nga studentë të diplomuar në Universitetin e Tetovës dhe atë të Kirilit dhe Metodisë, por edhe gjuhëtar të pensionuar. Sela sqaron se Agjencia nuk do të jetë institucion qendror për realizimin e përkthimeve, por institucion i cili do t’u vijë në ndihmë institucioneve të tjera.

Rreth informacioneve të publikuara pak ditë më parë nga Alsat se Qeveria po diskuton për kalimin e Agjencisë dhe Inspektoratit nën kompetencat e Ministrisë për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Bashkësive, zv/kryeministri Bujar Osmani pohon se ka diskutime të tilla. Sa i takon përfshirjes së Agjencisë në kuadër të kësaj ministrie ka mëdyshje, thotë Osmani, por jo edhe për Inspektoratin.

Next Post

Abdulla Mehmeti: LIRI, PAQE DHE DREJTËSI PËR POPULLIN SHQIPTAR!

(Reflekse nga protestat e sotme të dhunshme të opozitës shqiptare në Tiranë)   Abdulla Mehmeti   Qytetarët e Shqipërisë, nëse ia duan të mirën vetvetes, e duan kombin dhe atdheun, lirinë dhe të ardhmen e tyre më të mirë, e duan lirinë, demokracinë, paqen, drejtësinë dhe progresin, drejtësinë dhe shtetin […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: