Qeveria: 27 milionë eurot e projektuara do të dërgohen te të gjitha kategoritë e qytetarëve

vull

Në konferencën e rregullt për shtyp u informua edhe për:

– Qeveria miratoi Vendimin për plotësimin e Vendimit për hapjen e një llogarie të veçantë me dedikim për personat të cilët nuk i kanë azhurnuar të dhënat deri në afatin e paraparë dhe të cilët për këtë arsye nuk janë gjetur në listën për mbështetje financiare të qytetarëve me të ardhura të ulëta, përdorues të pensionit, përdorues të së drejtës së sigurisë sociale të personave të moshuar, persona të rinj, prindër kryefamiliarë, fëmijë pa prindër dhe kujdes prindëror, artistë dhe persona të tjerë të cilët kryejnë veprimtari kulturore, punonjës filmi dhe artistë të estradës.
U informua se sipas Ligjit, nga përmbaruesit nuk mund të arkëtohen borxhet nga nën-llogaritë  e hapura. U theksua se 27 milionë euro të projektuara do të dorëzohen deri te të gjitha kategoritë e qytetarëve të përfshirë me këtë pako të masave ekonomike.

– Qeveria i miratoi ndryshimet dhe plotësimet e Programit për mbështetje financiare në bujqësi për vitin 2020 dhe miratoi Dekretin për ndryshimin dhe plotësimin e rregullores për kriteret më të afërta për pagesa direkte, përdoruesit e fondeve, shumat maksimale dhe mënyrëne pagesave direkte për vitin 2020. Me plotësimet e Programit për mbështetje financiare në bujqësi për vitin 2020 dhe me Dekretin për ndryshime dhe plotësime të rregullores për kriteret më të afërta për pagesa direkte, përdoruesit e fondeve, shumat maksimale dhe mënyrën e pagesave direkte për vitin 2020, u përcaktua nën-masë e re për rrushin e verës së dorëzuar në kapacitete të regjistruara dhe u rrit shuma e mbështetjes financiare për nën-masën për oriz pa materialin e çertifikuar të farërave.
Me nën-masën e re për rrushin e dorëzuar të verës në kapacitete të  regjistruara, kryhehet plotësimi i nën-masasës që ishte pranuar më parë, për 2 denarë për kilogram rrush vere, me qëllim që ekonomitë e vogla bujqësore  përdorues të nën-masës të aplikojnë dhe të përfshihen, si kultivuesit e tjerë, me mbështetje financiare prej 2 denarë për kilogram.
Në mënyrë plotësuese, për shkak të pamundësisë që të gjitha ekonomitë bujqësore të sigurojnë material të certifikuar të farës, është bërë ndryshim i cili mundëson të aplikojnë edhe ekonomite bujqësore pa material të çertifikuar të fares, me të cilin  prodhuesve të orizit u rritet mbështetja për shkak të humbjeve financiare që kanë marrë nga pandemia KOVID.

– Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut e miratoi tekstin e Propozim-ligjit për sistemin e kontrollit të brendshëm financiar në sektorin publik. Qëllimi i këtij Propozim ligji është të përcaktojë  kornizë për një sistem modern, të përshtatshëm dhe efektiv të kontrollit të brendshëm financiar në sektorin publik, i cili i përfshin menaxhimin dhe kontrollin financiar, revizionin e brendshëm dhe koordinimin dhe harmonizim qendror, si dhe forcimin e brendshëm të kontrollit financiar përmes krijimit të një sistem të ri për llogaridhënie menaxheriale. Propozim ligjin do ta zbatojnë të gjitha subjektet e sektorit publik, duke i përfshirë të gjitha personat juridikë të cilët në mënyrë direkte ose indirekte janë krijuar  nga shteti ose komunat dhe ndërmarrjet publike dhe kompanitë tregtare që janë në pronësi të shtetit.

-Vendimi për dhënie të pëlqimit për fillim të procedurës për ndarje të marrëveshjes për vendosje të partneritetit privat-publik për projektim, ndërtim, financim, ekonomizim dhe bartje të dy elektrocentraleve fotovoltaike në vendin e TEC Osllomej të dikurshëm.

Në konferencën e sotme për shtyp pati interes edhe për më shumë informacione edhe për konceptin e ri në arsim për lëndën e historisë, për të cilën u tha se kjo lëndë nuk ndërpritet, por me konceptin e ri vendoset kornizë, me të cilën planifikohet arsimi fillor dhe ky dokument nuk fshin përmbajtje nga lëndët mësimore, as që parasheh ndryshim të përmbajtjes në lëndën e historisë. Kjo lëndë mbetet pjesë e detyrueshme e programit të integruar arsimor në shkenca shoqërore dhe mësimi  i integruar i historisë dhe gjeografisë është karakteristik për pjesën më të madhe të vendeve në botën e zhvilluar dhe sistemet e zhvilluara arsimore, theksuar zëdhënësit.

Në pyetjen për kërkesën e prodhuesve të kanabisit për përdorim mjekësor, për miratimin sa më të shpejtë të ndryshimit të Ligjit për kontrollin e drogave narkotike, për mundësimin e eksportit të lules së kanabisit, u tha se vendimin duhet ta miratojë Kuvendi, ku pati bllokim të caktuar në të kaluarën

Qeveria, thanë zëdhënësit, në më shumë raste sugjeronte se është mirë që ndryshimet ligjore  të votohen deri në fund të këtij viti, ashtu që vitin e ardhshëm të presim mbi 250 milionë euro të ardhura nga prodhimi i kanabisit për qëllime mjekësore, me të cilën do të stimulohet hapje e vendeve të reja të punës të paguara mirë.

“Me këtë ndiqen standardet evropiane dhe botërore dhe sillën në vend përvojat e shteteve si Kanada, Holanda dhe Çekia, të cilat në nivel vjetor fitojnë rreth 55 miliardë dollarë nga kjo veprimtari. Kanabisi është një prej industrive më dinamike në botë dhe politika e Qeverisë është që jo vetëm të rekomandojë këto përvoja, por edhe më tutje ti mbështesë kompanitë  që hyjnë në këtë biznes që në vendin tonë tashmë është i hapur për mijëra vende pune të paguara mirë”, u theksua në konferencën e sotme për shtyp nga zëdhënësit e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut.

Zëdhënësit në pyetjen e gazetarëve informuan rilokacioni i Ministrisë për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive është objekt i ri në pronësi të Qeverisë, me të cilin do të mundësohen kushte për më shumë hapësira për realizimin e shërbimeve në interes të qytetarëve, që janë në kompetencë të të punësuarve në këtë Ministri, ndërsa në këtë ndërtesë do të vendosen edhe disa institucione dhe drejtori tjera në kuadër të kësaj Ministrie.

Next Post

Kryeministri Zaev në mbledhjen për pyetjet e deputetëve: Mbi 1 miliardë e 100 mijë euro janë destinuar për qytetarët dhe ekonominë

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, sot u përgjigj në pyetjet e deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. “Situata financiare në shtet është stabile dhe ka rimëkëmbje serioze të ekonomisë, edhe pse ndodh kulmi i dytë i pandemisë”, tha Kryeministri Zaev. Kryetari […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: