Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut nënshkroi Memorandum bashkëpunimi për mirëkuptim me Organizatën ndërkombëtarë për Migrim (IOM) në RMV

vull

20 vjet punë të Organizatës Ndërkombëtare për Migrim u shënuan sot në hapësira e Ministrisë për Punë të Jashtme, në prani të përfaqësuesve qeveritarë, korit diplomatik dhe organizatave jo qeveritare.

Ngjarjes me fjalime përshëndetëse iu qasën: Edmond Ademi, ministër pa resor i angazhuar për diasporën, Andrej Zhernivski, zv/ministër për Punë të Jashtme, Argentina Sabadosh- IOM, drejtor rajonal për Europën Juglindore, Lindore dhe Azi qendrore, Rosana Dudzhak- koordinatore residente e KB dhe Piter Van Der Ovareart, IOM, koordinator sub-rajonal, për rajonin e Ballkanit perëndimor, ndërkaq Sonja Bozhinovska- shefe e zyrave të IOM në Shkup prezantoi aktivitetet e IOM në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Zv/ministri për Punë të Jashtme, Zhernovski në fjalimin e tij, theksoi se vendime përmbajtësore dhe afatgjate mund të arrihen vetëm me aktivitete të definuara dhe të koordinuara të aplikuara me përpjekje të përbashkëta nga të gjitha shtetet dhe organizatat ndërkombëtare.

“Duke e pasur parasysh përcaktimin e vendit tonë për respektim të të drejtave themelore njerëzore, lirive, si dhe mbrojtjen e tyre, ndarjen e përgjegjësive dhe jo diskriminimin, presim që në të ardhmen të ketë thellim të bashkëpunimit nëpërmes ofrimit të ndihmës adekuate nga ana e Organizatës ndërkombëtare për megrim në drejtim të implementimit teknik dhe strategjik të Rezolutës për politikën e migrimit, të pranuar nga Kuvendi i RMV, si dhe në raport të përgatitjes dhe implementimit të strategjive të reja dhe planeve aksionare për punë të lidhura me migrimin, përshtatjen me standardet sipas legjislacionit të BE-së, si dhe mbështetjen e mëtutjeshme në forcimin e kapaciteteve teknike në këtë kontekst”, deklaroi Zhernovski.

Në kuadër të ngjarjes së sotme, nga ana e ministrit pa resor i angazhuar për diasporën, Edmond Ademi dhe drejtorit rajonal të IOM ArgentinaSabadosh, u nënshkrua memorandum për bashkëpunim në mes Qeverisë së RMV-së dhe IOM.

Me memorandumin thellohet bashkëpunimi në fushën e diasporës, që përfshinë mbështetjen për zhvillim të politikave strategjike për diasporën.

“Qeveria dhe unë si ministër i angazhuar për diasporën punojmë fuqishëm për zhvillimin e politikave dhe realizimin e masave dhe aktiviteteve në drejtim të angazhimit të diasporës. Për ne diaspora është pjesë përbërëse e vendit. Vlerësoj se nëpërmes këtij memorandumi, bashkëpunimi në mes Qeverisë dhe IOM do të intensifikohen. Qeveria te IOM sheh partner të fuqishëm në fushën e migrimit dhe diasporës. Sot, këtë partneritet me këtë akt edhe po e zyrtarizojmë”, tha ministri Ademi.

Republika e Maqedonisë së Veriut është bërë anëtare e IOM më vitin 2014, ndërkaq më herët kishte statusim e vendit vëzhgues.

 

Next Post

PA ILIRI, S’KA HISTORI

Jo “Shqipëri e Madhe”, “Shqipëri Natyrale” as “Shqipëri Etnike”, Thjesht ILIRI dhe pikë, pse pra t’i mohojmë faktet historike?! “Shqipëri e Madhe” është “Dardani e Vogël”, pjesëz e Ilirisë. Kujdes, të mos lejojmë përgënjeshtrim të historisë. Shiko fjalët Latine dhe Greqishtes së vjetër, Dokumente, harta, gdhendje në gurë si dëshmi. […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: