Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do të mbajë mbledhjen e saj të rregullt të 43-të

vull

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do të mbajë mbledhjen e saj të rregullt të 43-të me më shumë pika në rendin e ditës nga programi i saj për punë dhe në interes të qytetarëve.

Me propozim të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Qeveria sot do ta shqyrtojë Propozim-strategjinë për prodhimin e duhanit për periudhën 2021-2027, me Plan Veprimi.

Në mbledhjen e sotme do të vendoset për shqyrtim dhe miratim Programi për punë për vitin 2021 i Agjencisë së Energjetikës së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në mbledhjen e rregullt e cila do të mbahet me fillim në orën 12:00, para ministrave për shqyrtim janë edhe Programi për punë i Agjencisë për Energjetikë i Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2021, Programi për ndryshimin e Programit për riprodhim të zgjeruar të pyjeve për vitin 2021 dhe Programi për ndryshim dhe plotësim të Programit për zhvillim dhe avancim të gjuetisë dhe për kujdesin dhe mbrojtjen e kafshëve për gjah nën mbrojtje në reproqendrat për vitin 2021.

Për vendimet dhe konkluzat nga mbledhja e 43-të e Qeverisë, e cila është paraparë të mbahet përmes lidhjes me video-konferencë, opinioni do të njoftohet përmes kumtesës.

Next Post

Drejtori i Teatrit të Komedisë është shkarkuar nga detyra

Për shkak të parregullsive në punë, të përcaktuara nga inspektimi i jashtëzakonshëm nga Ministria e Kulturës, sot Sasho Ristovski u shkarkua nga posti i drejtorit të IN Komedisë së Teatrit . Gjatë mbikëqyrjes, u përcaktua se drejtori i teatrit ndërmerrte detyrime mbi fondet e aprovuara nga Ministria e Kulturës në […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: