Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

Qeveria miratoi informatën për refuzimin e kërkesës për dhënien e lejes në “Illovicë”, kompania nuk i ka plotësuar kushtet ligjore për realizimin e eksploatimit

1 min read

Ministria e Ekonomisë në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut informoi se janë plotësuar kushtet ligjore për marrjen e vendimit për refuzimin e kërkesës për dhënien e lejes për eksploatimin e lëndës minerale – bakër dhe ar në lokalitetin “Illovicë”, Komuna Bosillovë, kompanisë EUROMAKS Resources SHPK Shkup.

Në informatën të cilën sot para Qeverisë e prezantoi Ministria e Ekonomisë u konstatua se kompania nuk ka dorëzuar të gjitha dokumentet e nevojshme që kërkohen sipas Ligjit për lëndë minerale për marrjen e lejes për eksploatim.

Pas skadimit të afatit të caktuar për ankesë prej 15 ditësh, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të mund të sjellë vendim përfundimtar për ndërprerje të njëanshme të Marrëveshjes për koncesion me EUROMAKS Resources SHPK Shkup.