Qeveria shqyrtoi Informacionin për lehtësim të transportit rrugor të mallrave në rajonin e Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik të Detit të Zi

Kohanews Admin

Me propozim të Ministrisë për Transport dhe Lidhje, Qeveria e shqyrtoi informacionin për qasjen e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Memorandumin e Mirëkuptimit për lehtësim të transportit rrugor të mallrave në rajonin e Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik të Detit të Zi dhe solli vendim që të aderojë në këtë organizatë.

Një nga përfitimet nga anëtarësimi në këtë organizatë është lehtësimi i transportit rrugor dhe liberalizimi gradual i tregut të transportit në vendet nga rajoni i Detit të Zi ku anëtarë janë edhe Shqipëria, Bullgaria, Turqia, Greqia, Romania, Rusia, Ukraina, Moldavia, Gjeorgjia, Azerbajxhani dhe Armenia.

Për këtë qëllim është krijuar “BSEC sistem i lejeve”, që përfaqëson një mekanizëm multilateral për zbatimin e liberalizimit të tregut të transportit në vendet anëtare të organizatës për shpërndarjen e kuotave vjetore për transport të mallrave me kamionë.

Next Post

Nuhiu: RMV-ja dhe Kosova nënshkruan marrëveshje për ndihmë juridike në lëndët civile

Maqedonia e Veriut dhe Republika e Kosovës sot nënshkruan marrëveshje për ndihmë juridike në lëndët civile,  ku të pranishëm gjatë aktit të nënshkrimit ishte ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiç  dhe zëvendësministri Agim Nuhiu  ndërsa nga pala kosovare, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu. Zëvendësministri i Drejtësisë, Agim Nuhiu u shprehë se […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: