Qeveria sot do të mbajë mbledhjen e rregullt të 50-të

vull

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do të mbajë mbledhjen e rregullt të 50-të me më shumë pika në rendin e ditës nga programi i saj për punë dhe në interes të qytetarëve.

Me propozim të Zyrës së Kryetarit të Qeverisë, në mbledhje do të shqyrtohet Raporti për procesin e pilotimit të modelit të ri për vlerësimin e mbështetjes arsimore, shëndetësore dhe sociale shtesë të fëmijëve dhe të rinjve, bazuar në Klasifikimin Ndërkombëtar të Funksionimit (KNF), si standard botëror për kualifikim, i miratuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë në vitin 2001.

Në mbledhje, në rend dite për shqyrtim gjendet edhe Propozim-ligji për shpalljen e një pjese të Malit Sharr për Park Nacional.

Në këtë mbledhje të Qeverisë është edhe Informacioni për gjendjen me ndotjen e ajrit dhe nevoja për vazhdim të procesit të shkëmbimit të karburanteve jo-ekologjike në objektet publike në Republikën e Maqedonisë së Veriut parashtruar nga Ministria për Ambient Jetësor dhe Planifikim Hapësinor.

Në mbledhjen e sotme të rregullt, e cila do të mbahet përmes lidhjes me videokonferencë, do të shqyrtohet edhe Propozim-programi për zhvillim rajonal të barabartë për vitin 2021 dhe 2022, propozuar nga Ministria e Vetëqeverisjes Lokale.

Për vendimet dhe konkluzat e miratuara në mbledhje, e cila është paraparë të fillojë në orën 12:00, opinioni do të njoftohet përmes kumtesës menjëherë pas përfundimit të saj.

Next Post

Shuhet, XHEVDET VEJSELI, Sokrati shqiptar i kohës sonë (23.9.1952 – 1.3.2021)

Ciklin e ulët të shkollës fillore e ka mbaruar në vendlindje, kurse ciklin e lartë në fshatin Jegunovcë. Shkollimin e mesëm e ka nisur në gjimnazin elitar “Rade Jovçevski – Korçagin” në Shkup, por për arsye teknike e taktike e ka braktisur shumë shpejt për të vazhduar në “Normalja e […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: