Qeveria vlerëson lartë punën e drejtorit të QSHP-së Ziberi: Angazhimi i tij në luftën ndaj Pandemisë, i shkëlqyeshëm

Blerand Rexhepi

Qendra për shëndet publik në Shkup ka pasur një nga rolet kryesore në sfidën ndaj virusit Korona (Covid-19), institucion shëndetësorë i drejtuar nga Dr. Arben Ziberi, një kuadër tashmë i shquar për sukseset. Ky institucion sot është vizituar nga zëvendës kryeministri Bujar Osmani, derisa ky i fundit është pritur nga drejtori Ziberi i cili i ka treguar gjithë sfidën me të cilën po përballet ky institucion si dhe punën që po bëjnë.

“Gjatë gjithë kësaj periudhe është vlerësuar lartë angazhimi i drejtorit Arben Ziberi në luftimin e pandemisë.

“Qendra e Shëndetit Publik Shkup e drejtuar nga Dr. Arben Ziberi është një nga shtyllat kryesore të luftës së Qeverisë ndaj Pandemisë. Sot Vizitova Dr. Arbenin në Qendrën për Shëndet Publik Shkup për t’i shprehur mirënjohjen për punën e shkëlqyeshme që kanë bërë dhe mbështetjen e Qeverisë në angazhimin në vijim”, është shprehur kështu Osmani.

Ndryshe, vlenë të theksohet se drejtori Ziberi mund të konsiderohet si një nga personat më të saktë në vlerësimet e tij dhe shifrat e publikuara në opinion lidhur me gjithë këtë periudhë të Pandemisë.

Next Post

Elezi: BPK-ja do të tkurret me 3.4 përqind këtë vit, me një rënie prej 20 % të të hyrave buxhetore në Prill!

Aktiviteti ekonomik në vend do të ulet me 3.4 përqind këtë vit si rezultat i krizës me Covid -19 dhe niveli i inflacionit do të ketë një rishikim në rënie dhe do të arrijë në 0.2 përqind, sipas parashikimeve të paraqitura sot për ekonominë nga Ministria e Financave. Deri më […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: