QEVERIA: ZAEVI TAKON AHMETIN?

vull

BURIME NGA BDI: NUK JANË MBYLLUR DYERT E KOMUNIKIMIT AS ME VMRO-DPMNE-në

Pas akuzave të ndërsjella, në distancë, të ditëve të fundit, duket se Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë ka bërë një hap prapa nga retorika e deridjeshme: Burimet e Televizionit Klan Maqedoni thonë se gjatë ditës, këtë të enjte, pritet një takim mes kreut të kësaj partie, Zoran Zaev, dhe liderit të Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti. Lihet të kuptohet se biseda do të jetë në funksion të sheshimit të dallimeve me qëllim të krijimit të koalicionit qeverisës. Mirëpo, burime nga integristët thonë se në këtë fazë kanalet e komunikimit nuk janë të mbyllura as me VMRO-DPMNE-në e Hristijan Mickoskit.

Pas spekulimeve të mbrëmshme për arritjen e gjoja një marrëveshjeje koalicioni mes VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së me të cilën integristëve të Ahmetit do t’ju jepej posti i kryeministrit, spekulime këto që përgënjeshtrohen nga këta të fundit, socialdemokratët e Zoran Zaevit duket se kanë rishikuar retorikën anti-BDI: Kumtesa e fundit e kësaj partie, lëshuar mëngjesin e sotëm, hiq punën e kryeministri shqiptar, të debatueshëm për të, është në një vijë me angazhimin e kreut të BDI-së për vendosjen e shtetit të së drejtës, për luftimin e korrupsionit dhe aplikimin e vetingut për çdo funksionar, madje edhe për drejtuesit. Për më tepër, burime nga socialdemokratët thonë se në mbledhjen e udhëheqjes së kësaj partie, natën që lame pas, nuk është se nuk janë shprehur mospajtime me mënyrën se si kreu i tyre ka komunikuar me të parin e integristëve. Sidoqoftë, bëhet e ditur se gjatë ditës do të ketë një takim të dytë, pas atij të së martës, mes Ali Ahmetit e Zoran Zaevit, takim ky i kërkuar nga ky i fundit. Mësohet se biseda ka për të qenë në funksion të sheshimit të dallimeve dhe, nëse ato tejkalohen, edhe për krijimin e koalicionit qeverisës.

Në të njëjtën kohë, burime nga selia e BDI-së thanë paraditën e së enjtes për TV Klan se dyert e komunikimit mbeten të hapura edhe me VMRO-DPMNE-në, ndonëse tërheqin vërejtjen se do të parapëlqenin vazhdimin e qeverisjes me socialdemokratët për të çuar deri në fund proceset e nisura./ Klan Macedonia/

Next Post

Redon Dragoshi është zyrtarisht futbollist i Kukësit!

Redon Dragoshi është zyrtarisht futbollist i Kukësit! Mbrojtësi 20-vjeçar ka firmosur me skuadrën e Kukësit kontratën dy vjeçare. Dragoshi e ka nisur karrierën e tij me të rinjtë e Tiranës, teksa së fundmi është aktivizuar me Luftëtarin në Kategorinë Superiore duke zhvilluar 23 ndeshje. Dragoshi i ka kryer vizitat mjekësore […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: