Qeveritari fjalë pak e punë shumë!

Blerand Rexhepi

Emërimi i Atan Grubit në krye të Ministrisë së Sistemit Politik dhe Marrëdhënive mes Bashkësive, njëherit edhe zv.kryeministër i parë në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, u prit me skepticizëm në opinion. Por ky vendim i liderit të BDI, Ali Ahmeti dhe organeve të kësaj partie, duket që ishte një vendim i matur mirë.

Nga dita e parë, Artan Grubi ishte në krye të detyrës duke ndjekur edhe punën në terren edhe në vendimarrje në qeveri. Ky kombimin i Artan Grubit terren – zyrë, duket që po rezulton i sukesshëm.

Ndryshe prej më herët, Artan Grubi ndryshoi qasjen në qeverisje dhe vendimarrje, duke u marrë edhe me punët më të “imta”, siç mund të quhen punësimet, avancimet, e tjerë.

Artan Grubi u duk në çdo problematikë që u shfaq brenda kohës, siç ishin provokimet nga grupi i komitëve rrugëve të Shkupit, tekstet shkollore me përmbatje thyese për shqiptarët dhe çdo problematikë tjetër.

Artan Grubi u duk në evenimete të ndryshme kulturore, sportive, humanitare dhe fetare, siç nuk ishim mësuar më herët të shohim funksionarë të lartë në evenimente të tilla duke nisur nga Kumanova, Shkupi, Tetova, Gostivr, Kërçva, Struga e Dibra.

Artan Grubi duket që nuk veshi petkun e politikanit që do të qëndronte në zyra komode dhe nga ku do të jepte urdhëra. Grubi u paraqit në terren edhe kur u rrënua objekti ilegal në qendrën tregtare Mavrovasja, edhe në Spitale, Teatro e gjetiu.

Ndryshe prej më herët, Artan Grubi intesifiku shumë punë të ngelura pezull sirtareve të qeverisë, siç ishte sistemimi i administratorëve të Marrëveshjes së Ohrit, apo intersifikimin e punimeve në shumë projekte infrastrukturore siç është fillimi i punëve për ndërtimin e Korridorit 8, apo rrugën Shkup – Bllacë. Grubi sot i rehatoi 1180 administratorë që prej një decenie ishin në ankth të madh të përhershëm. Grubi u dha shpresë atyre dhe ua ktheu krenarinë duke i bërë të ndjehen se ata vlejnë dhe do kenë diku vendin e merituar të punës ndërsa bukën e gojës do ua çojnë hallall në shtëpi fëmijëve të tyre.

Artan Grubi duket që nuk e ka mërzi të troket në dyert e ministrive, drejtorive dhe institucioneve të tjera për të intesifikur proceset e nisura veçmas për shqiptarët.

Ndryshe prej më herët, Artan Grubi deri tani ka udhëhequr me dhjetëra seana të qeverisë së Rebublikës së Maqedonisë së Veriut, duke sjell vendime të rëndësishme në të mirë të shoqërisë dhe veçmas popullatës shqiptare.

Ky është Artan Grubi, që brenda kësaj kohe arriti të kalojë shumë projekte me rëndësi jetike për viset shqiptare përfshirë Tetovën, Gostivar, Çairin, Kumanovë, Sarajin, Strugën, Dibrën dhe komunat tjera.

Tani e 14 vite, në përputhje me Ligjin për festat e Republikës së Maqedonisë së Veriut, shqiptarët edhe zyrtarisht shënojnë 22 Nëntorin si  festë nacionale. Por, këtë vit për herë të parë shënimi i Ditës së Alfabetit u bë në mënyrë institucionale dhe në mjediset e Qeverisë dhe Parlamentit Republikan.

Që nga marrja e detyrës, zëvendëskryeministri i parë dhe ministri për sistemi politik dhe marrëdhënieve ndërmjet bashkësive, Artan Grubi është duke treguar dinamizëm në punë, duke intesifikuar strategjinë politike dhe programin e Bashkimit Demokratik për Integrim.

Ishte ish deputeti, Izet Zeqiri që vlerësoi lartë angazhimin e Artan Grubit në cilësinë e zëvendëskryeministrit të parë, kur fliste për administratorët që i sistemoi për pak kohë, dhe duke aluduar në zgjedhjen e problemit me librat shkollore kontestuese për shqiparët.

“Nëse Zëvendës Kryemistri Artan Grubi meret me problemin e librave kam besim se deri në shtator e zgjidh problemin. Unë nuk e njohë personalishtë dhe nuk kam ndonjë komunikim. Por ai e dëshmoi veten me administratorët që i sistemoi për pak kohë. Këtë nuk e realizuan mbi dhjetë vjet shumë Zëvendës Kryeministra dhe ministra shqiptarë, që me vite i shkonin vërdallë problemit pa u marë me atë. Artani për dy muaj 1.349 nëpunësit administrativ të punësuar përmes programit K5 tashmë artiti t’i shpërndan në 237 institucione organe të pushtetit shtetëror dhe lokal dhe në organe të tjera shtetërore”, nënvizoi ish deputeti i RDK, partia që atë kohë drejtohej nga Rufi Osmani.

E pikërisht për këtë problematikë, Zëvendës Kryemistri Artan Grubi realizoi takim me ministren e Arsimit dhe Shkencës, Mila Carovska dhe ish ministrin dhe deputetin Arbër Ademi, ku diskutuan për reformat në arsim dhe largimin sistematik të jo konsekuencave në librat shkollor.
Në takim u dakordua që në përputhje me Ligjin për librat shkollor për arsim fillor dhe të mesëm të shqyrtohen dhe korrigjohen parregullsitë dhe padrejtësitë në të gjitha tekstet shkollore duke nisur menjëherë nga libri i gjeografisë për vitin e dytë të shkollës së mesme.

Gjatë periudhës në vijim do të shqyrtohen të gjitha tekstet shkollore me qëllim që njëherë e mirë tu jepet fund këtyre dukurive, përkatësisht shtrembërimeve nëpër këto libra shkollor.

Një nga aktivitetet e bujshme të Grubit ishte edhe procesi i regjistrimit dhe takimet zyrtare në Prishtinë e Tiranë. Unifikimi i politikës shqiptare rreth thirrjes drejtuar mërgatës shqiptare, u vlerësua pozitive nga protagonistët e politikës në Shqipëri e Kosovës.

Pa dyshim që kualifikimi, përvoja dhe puna e sukseshme e çuan Grubin në Kryeministri në postrin e zv.kryeministrit të parë.

Artan Grubi vjen në krye të ekzekutivit pas një përvoje të gjatë politike dhe organizative në BDI. Është një nga bashkëpunëtorët më të ngusht të liderit Ali Ahmeti i cili ia besoi postin e shefit të kabinetit. Grubi aktualisht është sekretar organizativ në BDI dhe është një nga njerëzit më meritorë për fitoret e BDI në ciklet e fundit zgjedhore. Po ashtu, eshte anëtar i Keshillit te Pergjithshem dhe i Kryesise se partise.

Në Fakultelin Juridik “Justiniani i Pare” në Shkup, Grubi mori titullin Gazetar idiplomuar.  Studimet postdiplomike i kreu ne degen Mediume dhe Komunikime te Fakultetit Juridik te Universitetit “Kirili dhe Melodi” dhe aktualisht eshte doktorant ne Universitelin Shteteror ne Tirane, Fakulteti i Shkencave Sociale – Politike.

Ne Universitetin Shteteror te Tetoves, Grubi ligjeron ne Fakultetin e Gazetarise ne lendet Teori dhe komunikim, Mediumet dhe konfliktet, Komunikimi interpersonal dhe Marredhenie me opinionin.

Ne Zgjedhjet Parlamentare ne vitin 2014 , Grubi u zgjodh deputet ne Kuvendin e Republikes se Maqedonise. Grubi u zgjodh perseri deputet ne Kuvendin e Republikes se Maqedonise ne Zgjedhjet Parlamentare ne vitin 2016. Paraprakisht, Artan Grubi ka pervoje katervjeyare me organizatat nderkombetare ne Maqedoni, Mal te Zi, Shqiperi, Holande dhe Kosove dhe Ambasades se Mbreteriss se Holandes ne Shkup, NATO, Tribunalin e Hages dhe Agjencite Amerikane per ndihme me obligime te ndryshme operative.

Artan Grubi ka njohje te shkelqyer te gjuhes angleze, maqedone, njohje te gjuhes franceze dhe njohje elementare te gjuhes holandeze,si dhe te gjuheve te vendeve te rajonit. Kabineti i ri qeveritar Grubi ka marre pjese ne nje numer te madh te seminareve, konferencave ne vend dhe jashte, takime shkencore etj.

Ka qene Kryetar dhe anëtar i disa Komisioneve të rëndësishme parlamentare, siç ishte drejtimi me Komisionin për Çëshije Evropiane si dhe Kryetar i Grupit Parlamentar per Bashkepunim me SHBA-ne.

Fillimisht, Artan Grubi ka qenë themefues dhe Kryetar i OJQ-se me te madhe shqiptare dhe me me shume ndikim ne Maqedoni, ZGJOHU, e themeluar me 5 maj te vitit 2006 nga femra dhe meshkuj te suksesshem te cilet kane punuar me komunitetin nderkombetar ose jashte vendit.

Ky është Artan Grubi që për pak kohë tregoi forcën e vendimmarrjes.

Next Post

Ilire Dauti njejtë sikurse lideri i VMRO-së, Mickoski

Deputetes së ASH-së, Ilire Dautit siç duket vazhdon ti pengojë fakti që sot u miratua në Kuvend Pakoja e 5 dhe 4 e masave ekonomike, me çka mundësohet pagesa e pagave të më shumë se dhjetëra mijëra puntorëve të sektorit privat! Pavarësisht se bllokuan me muaj punën e Kuvendit, e […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: