Qytetarët vlerësojnë lartë punën e Fatmir Deharit (Video)

Blerand Rexhepi

Kryetari i komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari sonte ka qenë i pranishëm në debatin televiziv Arti i Financës në Klan Macedonia ku ka diskutuar mbi të gjitha problematikat dhe sfidat me të cilat është përballur ai gjatë mandatit të tij.

Mërgimtarët dhe diasporën të shoh me respekt qoftë përgjatë periudhës që kanë qenë në Kërçovë dhe të jem brenda shteteve që jetojnë ata, jashtë vitit që lëmë pas për të kujtuar si një të kaluar të hidhur, kam vizituar dhe kam dashur gjithmonë të marr mendime nga ata që Kërçova të jetë qytet më i bukur dhe më i rregulluar sepse jam bazuar gjithmonë mbi llogaridhënie, duke ju dhënë atje ku janë dhe këtu duke ju prezantuar projektet në vëmendje.

Kështu është shprehur kryetari aktual i Kërçovës, Fatmir Dehari teksa ka folur mbi diasporën shqiptare dhe punët që ka bërë.

Ndërkohë duke folur vet banorët e kësaj komune, kanë lartësuar shumë punën e Fatmir Deharit duke thënë se tashmë gjithë komuna është në rregull si në punët e infrastrukturës por edhe punë tjera edhe në fshatrat e rrethinës.

I pyetur rreth papunësisë në vend, Dehari ka theksuar se ky fenomen është në gjithë vendin dhe se komuna nuk është ajo që hap fabrika për punësim por ajo bëhet në nivel qendror.

Në vazhdim ndiq gjithë intervistën e kryetarit të komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari.

Next Post

Takim me Dominique Leroy, anëtare e bordit të Deutsche Telekom

Përgjatë qëndrimit në Barcelonë, Ministri për shoqëri informatike dhe administratë, Jeton Shaqiri, bashkë me drejtorin e Agjencisë për komunikime elektronike, Jeton Akiki, zhvilluan takim me Dominique Leroy, anëtare e bordit të Deutsche Telekom.   Përgjatë takimit u diskutua për çështje të interesit të përbashket mes MSHIA-së dhe Telekomit, sherbime dhe […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: