Njërit nga viktimat e aksidentit në Llaskarcë, Rametulla Abduraimit i është ndarë çertifikata për përfundimin e studimeve master në psikologji “post mortum”.
Informacionin e ka bërë të ditur profesori i psikologjisë, Musa Musai me anë të një statusi në fb. Certifikata i është dorëzuar vajzës së Rametullahut.
“Sot një moment emocionues dhe shumë prekës gjatë tryezës së rrumbullakët të katedrës së psikologjisë, me çrast familjes së studentit tonë të ndjerë ne ciklin e masterit Rametulla Abduraimi, iu nda çertifikata për përfundimin e studimeve master në psikologji “post mortum”.
Çertifikata iu nda vajzës së Rametullahit në prani edhe të dajës së të ndjerit”, ka shkruar Musai.