RDK:Përgjigje dezinformatave të Shtabit të Këshillit mbipartiak

vull

Rilindja Demokratike Kombëtare vlerëson se ky koalicion qeveritar është formuar për të sjellë ndryshime të mëdha historike dhe për këtë arsye këtë qeveri e përbëjn njerëz tejet serioz në politikë.


Roli i Vesel Memedit dhe i RDK-së ka qenë vendimtar në momentet më delikate për shtetin, dhe vazhdon të luaj rol të rëndësishëm edhe sot e kësaj dite, ku bashkarisht me përkrahjen e faktorit ndërkombëtar, jemi në pritje të frutave që duhet të vijnë si rezultat i sjelljes së këtyre vendimeve historike nga kjo qeveri e ndryshimeve. RDK është duke vazhduar seriozisht punën e filluar në këtë qeveri.

Dezinformatat që plasohen koh pas kohe kundër RDK-së, kundër Vesel Memedit, dhe kundër ministrit të RDK-së Suhejl Fazliut, burimin e kanë te Shtabi i Këshillit mbipartiak, që bënte lojëra shumë të rrezikshme me ish strukturat e pushtetit të kaluar. Kur ky Shtab i dogji të gjitha opcionet, dhe dolën nga loja politike të dështuar, filluan një lojë tjetër kinse për mbështetje të qeverisë, pa kushte.

RDK vlerëson se secili del nga qeveria ashtu si është futur. Nëse është futur me “nijet” për të kënduar himnin, atëherë me të njejtin “nijet” edhe del nga qeveria. Nëse futesh me qëllim që të eliminojsh dikend nga skena politike, atëherë edhe del nga qeveria me po të njejtin qëllim. Qëllimi i RDK-së është të vazhdoj të jetë konstruktive dhe mjaft serioze edhe në periudhën që pason, që pritet të jetë periudhë e sundimit të ligjit dhe drejtësisë. Periudhë e së vërtetës!

Next Post

Fluturojnë çmimet e benzinës dhe dizelit e shkojn në qiell

Kompanitë vendore të biznesit të naftës edhe këtë javë do ti diktojnë çmimet, me të cilat do të shiten në pompat e benzinës. Dizeli dhe benzina pritet të shtrenjtohen, pasi çmimet në bursat botërore ditët e fundit kanë shënuar rritje. Lëvizja e çmimeve në bursat globale është vendimtare në përcaktimin […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: