Reagim nga BFI-ja: Tentimi për nxjerrje nga konteksti i një pjese të bisedave të këtij takimi është tendencioz dhe qëllimkeq

vull

Reagimin e postojm të plotë:
Dje, më datë 2 shkurt 2021, me kërkesë të Qendrës për Menaxhim me Kriza u mbajt takim me udhëheqësinë e kësaj qendre, në përbërje të Drejtorit dhe Zëvendësdrejtorit, Stojançe Angelov dhe Ekrem Zendeli, prezent në të cilin ishte edhe Shefi i Kabinetit të Qendrës, Ferik Beluli dhe shefi i protokollit.
Në takim u diskutua për gjendjen e krizës së shpallur nga institucionet shtetërore si rezultat i ballafaqimit me pandeminë globale të COVID-19, si dhe për bashkëpunimin ndërinstitucional në situata të gjendjeve të jashtëzakonshme siç janë tërmetet, vërshimet, zjarret, etj..
Po ashtu, u përshëndet bashkëpunimi i mirëfilltë dhe mbështetja që institucioni i BFI-së e ofron për mirëqenien e popullatës në RMV gjatë gjendjeve të krizës si dhe ndihma që ua jep BFI-ja institucioneve shtetërore në ballafaqimin sa më të suksesshëm në situata të tilla, dhe atë në interes të paqes, stabilitetit dhe mirëqenies mbarëshoqërore.
Në një shoqëri multi-etnike dhe multi-konfesionale, siç është RMV, toleranca, bashkëpunimi dhe respekti i ndërsjellë është bazamenti mbi të cilin duhet të ngritet shteti i përbashkët i demokratik i së drejtës dhe ligjit, ku e drejta dhe liria e çdo qytetari duhet të jetë e garantuar pa dallim nacionaliteti apo përkatësie fetare.
Gjykimet e montuara dhe në baza etnike apo fetare nuk duhet lejuar të shkatërrojnë fatet e individëve të pafajshëm dhe shoqërisë demokratike në tërësi.
E drejta e protestimit dhe shprehjes së mendimit të lirë janë vlera demokratike dhe pjesë e pamohueshme e të drejtave themelore të njeriut, shoqërisë dhe individit. Prandaj çdo tendencë për të frenuar apo keqpërdorur ato për interesa të ngushta private dhe provokacione është për t’u dënuar.
Njëherit sqarojmë opinionin se vlerat kombëtare dhe historike, siç është ajo e UÇK-së – Ushtria Çlirimtare Kombëtare – apo organizatave tjera nuk ka qenë dhe as nuk mund të jetë temë bisede e këtij takimi. Tentimi për nxjerrje nga konteksti i një pjese të bisedave të këtij takimi është tendencioz dhe qëllimkeq. Këtë që e themi, e vërteton edhe vetë distancimi i Drejtorit të Qendrës për Menaxhim me Kriza në lajmet e mbrëmshme në TV Sitel dhe në profilin e tij personal në Facebok.
Është fakt i pamohueshëm se UÇK-ja është vlera që ndryshoi statusin politiko-juridik të shqiptarëve po, pse jo, edhe të gjitha komuniteteve tjera në RMV, gjë që rezultoi me nënshkrimin e marrëveshjes ndërkombëtare paqësore të Ohrit e cila u inkorporua në Kushtetutën e RMV dhe hapi rrugëtimin e mirëfilltë reformues drejt integrimeve euroatlantike (BE dhe NATO) të RMV.
Reisul Ulema i BFI të RMV
H. Hfz. Shaqir ef. Fetai
Next Post

Kryetarja Arifi inspekton nga afër punimet e shkollës në Reçicë të Vogël

Kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi sot ka qëndruar për vizitë në Reçicë të Vogël ku nga afër ka inspektuar punimet e ndërtimit të objektit të shkollës fillore në këtë fshat. Sot vizitova nga afër punët ndërtimore në objektin e ri të shkollës fillore “Naim Frashëri” në Reçicë të […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: