Reagime nga Kosova për bllokadën tregtare ndaj Maqedonisë së Veriut

Aplikimi i reciprocitetit ndaj Serbisë, ka prodhuar efekte të mëdha në rajon, duke sjell ndryshime në qarkullimin e mallrave.

Kjo si duket, si masë reciprociteti ndaj Maqedonisë së Veriut, nga ana e Ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka hasë në kundërshtim nga mediat dhe analistët e Kosovës.

Një nga kundërshtuesit e kësaj mase, është Valon Syla, i cili në një postim në rrjetin social ka theksuar se këto vendime të partive politike me 5 dhe 10% janë vendime “pashallarësh”.

Shteti dhe Diplomacia e saj, si dhe marrëdhëniet me jashtë nuk mund të rrezikohen nga një grusht vota, apo lika në Facebook, ka shkruar ai.

Ja postimi i plotë i Valon Sylës në fb:

Një Nismë me 5%, dhe një AAK me 10%, nuk munden me marrë vendime si me qenë Pashallarë të Kosovës apo një autoritet absolut politik, apo si po përdoret tash me frazën 100%. Vendimi për bllokadën tregtare ndaj Maqedonisë Veriore është popullist me karakter elektoral, dhe nuk mund të mirret nga një Qeveri në Dorëheqje si kjo e Haradinajt II, dhe kurrsesi pa konsensus të partive më të mëdha dhe më të pjekura politikisht.

Fatkeqësisht, Politika Kosovare ka hyrë në një fazë të lëkundjes së arsyes apo të shëndetit politik dhe po e dëmton seriozisht Kosovën, si në aspektin e mbrendhsëm, ashtu edhe në atë të jashtëm dhe të pozicionit diplomatik.
Shteti dhe Diplomacia e saj, si dhe marrëdhëniet me jashtë nuk mund të rrezikohen nga një grusht vota, apo lika në Facebook. Këtë e bëri Endrit Shala me vendimin e fundit për bllokadë tregatre me fqiun tonë Maqedoninë Veriore.

#albanologji #diplomaci #malishevë #gramaçel

Next Post

Presidentja e Komisionit Evropian vlerësime ministres Xhaçka: Shqipëria një aleat i denjë

Presidentja e sapozgjedhur e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen vlerëson rolin e Shqipërisë në aleancën më të madhe ushtarake në botë, NATO. Gjatë ceremonisë së organizuar në Berlin, për nder të saj, ish Ministrja e Mbrojtjes e Gjermanisë, tanimë presidente e KE, i shprehu nominalisht ministres së Mbrojtjes së […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: