Regjistrimi/Osmani: Diaspora, pjesë e pandashme e vendit

Blerand Rexhepi

Kryediplomati Bujar Osmani në misionin e mandatit të tij theks të veçantë i ka dhënë diasporës. Aktiviteti i tij në këtë drejtim ka dhënë frytin me digjitalizimin e shërbimeve, me çka i lehtësohet mërgatës qasja ndaj informacioneve që kanë të bëjnë me shtetin amë.

“Më lejoni t’ju kujtoj se sipas riorganizimittë Qeverisë, kompetenca e jashtëzakonshme për çështje të lidhura me diasporën,është transferuar në kuadër të Ministrisë së Punëve të Jashtme. Në këtë drejtim, ne do t’i zgjerojmë kapacitetet tona organizative, përmes krijimit të njësisë organizative shtesë për diasporën, që do të jetë kompetente edhe për koordinim të rrjetit tonë diplomatik në këtë proces.

Kjo është hera e parë që zhvillohet operacion i regjistrimit edhe për diasporën,dhe kjo paraqet sfidë shtesë, por edhe detyrim, që të realizojmë proces të suksesshëm. Duke u pajisur me të dhëna të sakta, ne do të kemi pasqyrëtë vërtetë për numrin dhe shpërndarjen e qytetarëve tanë të cilët jetojnë jashtë vendit, dhe kjo do të mundësojë të krijojmë politika, me të cilat do të mund të ofrojmë shërbime më cilësore për diasporën tonë.

I këtillë është për shembull projekti e-konsulatë, i cili është në proces e sipër në Ministrinë e Punëve të Jashtme, me çka parashikojmë digjitalizimine një numri të madh të shërbimeve që janë të rëndësishme për qytetarët tanë që gjenden jashtë vendit”, ka thënë mes tjerash shefi i Diplomacisë së RMV-së, Bujar Osmani.

Next Post

Lali Fiku t’i vijë anash PDIU-së

Nga Arben Llalla   Që Edi Rama të qëndronte në pushtet edhe katër vjet, në vitin e fundit të mandatit të parë bëri një pakt të madh me Greqinë. Marrëveshja që arriti me mitropolitët e Amerikës, mëkëmbësit e qeverisë greke në pak pika ishte: Zhdukja e Çështjes Çame nga agjenda […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: