Rektori i UT-së, Prof.Dr. Vullnet Ameti: Gëzuar 8 Marsin, Ditën Ndërkombëtare të Gruas

vull

Me rastin e kësaj dite të shënuar, kam nder dhe kënaqësi t’ua përcjell urimet më të sinqerta nënave dhe motrave tona për festën e tyre, festën e 8 Marsit, Ditën Ndërkombëtare të Gruas.

Gratë kanë bërë një rrugë të mundimshme në këtë botë për t’i fituar të drejtat. 8 Marsi shënohet si Dita Ndërkombëtare e Gruas, por sigurisht nuk kemi nevojë që vetëm një ditë t’i kujtojmë përpjekjet e tyre, por ato duhet respektuar dhe fuqizuar në vazhdimësi.

Është e rëndësishme të kujtohen angazhimet e gjeneratave të kaluara për ta fuqizuar ndikimin e gruas në shoqëri dhe kjo është pikërisht rëndësia që ka shënimi i kësaj dite.
Duke ua uruar festën, ndajmë bindjen e plotë se faktorizimi i femrës shqiptare, mbetet detyrë e përbashkët dhe kriter që duhet përmbushur në rrugëtimin tonë euro – atlantik.
Me respekt,
Prof. Dr. Vullnet Ameti
Rektori i Universitetit të Tetovës

Next Post

Osmani: Mbikëqyrja parlamentare mbi shërbimet e sigurisë është pjesë e rëndësishme e procesit reformues

Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, së bashku me delegacionin nga Sekretariati për Çështje Evropiane sot mbajtën takim me Komisionin për mbikëqyrje mbi zbatimin e masave për ndjekje të komunikimeve në Parlamentin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, kryesuar nga Kryetari i Komisionit, Emil Dimitriev. Në takim u […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: