Rektori i UT-së, Vullnet Ameti: Gëzuar 11 Vjetorin e Pavarësisë

vull

Gëzuar 11 Vjetorin e Pavarësisë 🇦🇱️🇽🇰

Të nderuar vëllezër e motra,

Dita e Pavarësisë së Republikës së Kosovës më jep kënaqësinë e veçantë, që në emër të Universitetit të Tetovës dhe në emrin tim personal, t’Ju përcjell urimet më të përzemërta familjeve të dëshmorëve dhe martirëve të kombit, drejtuesve të Republikës së Kosovës dhe mbarë kombit shqiptar.

Sot, Kosova feston Ditën e Pavarësisë, në këtë ditë feston i gjithë kombi. Shqiptarët, kudo që janë, brenda trojeve etnike e më gjerë, e nderojnë këtë ditë të madhe, ditën kur Kosova ligjëroi mëvetësinë e saj, më 17 shkurt 2008.

Ne sot, përulemi me nderim para atyre që dhanë jetën për ta arritur këtë ditë. Gjatë këtyre viteve, Kosova si shteti më i ri në botë, ka ditur t’u bëjë ballë me urtësi, dinjitet e largpamësi shumë sfidave jetike. Sfida të vështira u kapërcyen, që padyshim nuk e lëkundën në asnjë moment vullnetin e popullit të Kosovës për jetë të lirë dhe në harmoni me miqtë tanë ndërkombëtar.

Nderim të përjetshëm dëshmorëve të lirisë, atyre që dhanë gjithçka për gjithçka që ne kemi sot.

Gëzuar 11 Vjetorin e Pavarësisë!

Tetovë, më 17 shkurt 2019

Rektori
Prof. Dr. Vullnet Ameti

Next Post

17. 2. 2019 | UT e shënoi 24-vjetorin e ligjëratave të para

Universiteti i Tetovës, më 17 shkurt 2019 e shënoi 24-vjetorin e fillimit të ligjëratave të para. Në përkujtim të kësaj date historike për Universitetin dhe shqiptarët e këtyre trevave, Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Vullnet Ameti, i shoqëruar nga stafi akademik dhe studentët, bënë homazhe te busti i […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: