Rektori i UT-së, Vullnet Ameti: Gëzuar festën e Krishtlindjeve

vull

Në emër të stafit akademik, studentëve dhe të punësuarve të tjerë në Universitetin e Tetovës dhe në emrin tim personal, të gjithë besimtarëve të krishterë ua uroj festën e Krishtlindjeve.

 

Festat janë një moment i mirë për të reflektuar ndaj njëri –tjetrit, sidomos këtë vit kur bota përballet me pandeminë Covid -19.

 

Në këtë festë, bashkë me urimet, le të angazhohemi të gjithë për forcimin e mirëkuptimit, paqes e lumturisë, si dhe për kultivimin e besimit dhe respektit të ndërsjellë.

 

Urojmë që festat e radhës t’i shënojmë në kushte normale dhe të rikthehemi sa më parë në magjinë e tyre festive.

 

Gëzuar festën e Krishtlindjeve!

 

Prof. Dr. Vullnet Ameti

Rektor i Universitetit të Tetovës

Next Post

Këshilli për reforma në administratën publike: Riorganizimi shtetëror sipas standardeve të BE-së është qëllimi strategjik i Qeverisë për vitin 2021

Këshilli për reforma në administratën publike (Këshilli për RAP)), me të cilin kryeson Kryeministri Zoran Zaev, vazhdoi mbledhjen e tetë, në të cilën, përveç anëtarëve të Këshillit, morën pjesë edhe ministra të tjerë  të Qeverisë. Siç  njoftoi në fjalimin hyrës Kryeministri Zaev, qëllimi i mbledhjes është anëtarët e Këshillit, por […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: