Rektori i UT-së, Vullnet Ameti : Ndaj dhimbjen time për largimin e parakohshëm të profesorit, intelektualit dhe mikut tonë, Prof. Dr. Musa Stavileci.

vull

TELEGRAM NGUSHËLLIMI

Të nderuar miq,

Përmes këtij telegrami të ngushëllimit, ndaj dhimbjen time për largimin e parakohshëm të profesorit, intelektualit dhe mikut tonë, Prof. Dr. Musa Stavileci. Ju shpreh ngushëllimet e mia dhe të Universitetit të Tetovës, familjes Stavileci, drejtuesve të Universitetit të Prishtinës, kolegëve, miqve dhe studentëve, që kishin fatin të ndjekin ligjëratat dhe të përfitojnë nga dija e gjerë e profesorit Stavileci.

Me punën, angazhimin dhe përkushtimin e tij, profesor Musa ka lënë gjurmë kudo që punoi, si në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës të Universitetit të Prishtinës dhe në Universitetin tonë, në programet studimore të Arkitekturës dhe Ndërtimtarisë të Fakultetit të Shkencave të Zbatuara.

Profesor Musa dha kontributin e tij të çmuar në avancimin shkencor, dhe këtë e dëshmoi me botimin e dhjetëra punimeve hulumtuese dhe botimin e teksteve universitare, si: Teoria e sistemeve sipërfaqësore dhe Teoria e strukturave-stabiliteti, Metoda e elementeve të fundmë në mekanikën e strukturave, e tjerë.

Në këto ditë zije për familjen, që ka humbur njeriun e saj më të shtrenjtë, ne kolegët, bashkëpunëtorët, studentët dhe miqtë e tij e kujtojmë me respektin më të lartë, profesorin, intelektualin e rrallë dhe mikun tonë të çmuar e të paharrueshëm, Prof. Dr. Musa Stavileci.

U prehtë në paqe!

Rektori,
Prof. Dr. Vullnet Ameti

Next Post

Universiteti i Tetovës e vijon bashkëpunimin arsimor me programin ndërkombëtar për mobilitet Erasmus Plus

Universiteti i Tetovës edhe përkundër pandemisë globale të Covid-19, e vazhdon veprimtarinë e tij dhe përkujdesjen maksimale ndaj studentëve. Sikurse deri më tani, që janë realizuar ligjëratat online dhe janë organizuar edhe disa aktivitete të tjera arsimore dhe shkencore përmes komunikimit online, Universiteti ynë është angazhuar edhe në mbajtjen e […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: