Rektori i UT-së, Vullnet Ameti telegram ngushëllimi: Qoftë i përjetshëm kujtimi për z. Arian Daci!

vull

TELEGRAM NGUSHËLLIMI

Në këto momente të vështira për Ju, ndajmë dhimbjen tonë për ndarjen nga jeta të birit Tuaj të çmuar, z. Arian Daci. Ne në Universitetin e Tetovës, ruajmë respektin, mirënjohjen e përhershme për kontributin e familjes Tuaj të respektuar, për avancimin e proceseve arsimore-shkencore dhe mbarëkombëtare.

Z. Arian Daci, një intelektual i dëshmuar, i urtë dhe devotshëm, u largua nga jeta duke lënë pas gjurmë të pashlyeshme në detyrën e Zëvendësministrit të Diasporës në Qeverinë e Republikës së Kosovës.

Ndaj në emër të Universitetit të Tetovës, Ju shprehim ngushëllimet më të thella, Qeverisë së Republikës së Kosovës, Akademisë së Shkencave dhe Arteve, miqve, kolegëve, bashkëpunëtorëve dhe familjes së njohur Daci.

Qoftë i përjetshëm kujtimi për z. Arian Daci!

Rektori

Prof. Dr. Vullnet Ameti

Leave a Reply

Next Post

Njoftim nga Fondi Pensional i RM: Ja e vërteta mjeteve për shtyllën e dytë pensionale!

Fondi Pensional i Republikës së Maqedonisë gjatë ditës së sotme i ka hedhur poshtë të gjitha pohimet se ka keqpërdorime të mjeteve të ndara për shtyllën e dytë pensionale. Nga ky institucion pohuan nuk ka keqpërdorime të mjeteve dhe se deri në një situate të till ka ardhur për shkak […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: