REKTORI Prof. Dr. Vullnet Ameti: Në emër të studentëve dhe stafit të Universitetit të Tetovës, të gjithë besimtarëve të fesë islame Jua uroj festën e Kurban Bajramit

vull

Në këtë ditë feste, në të cilën atmosfera shpirtërore ndihet gjithandej, Jua përcjell urimet vëllazërore, me dëshirën  që të keni shëndet, mirëqenie dhe vetëm suksese.

Kurban Bajrami është simbol i sakrificës, sinqeritetit e solidaritetit, prandaj le të shprehim devotshmërinë dhe humanitetin tonë, vlera këto që e kanë shoqëruar kombin tonë ndër vite.

Festat tona, fetare apo kombëtare, e kanë meritën e tyre për afrimin e njerëzve, forcimin e mirëkuptimit, dashurisë për njëri-tjetrin dhe ruajtjen e paqes kudo në botë.

Urime festën e Kurban Bajramit për të gjithë Ju dhe familjet tuaja!

 

REKTORI

Prof. Dr. Vullnet Ameti

 

 

Next Post

Ahmeti uron besimtarët musliman festën e Kurban Bajramit!

“Të dashur miq, Urime festën e Kurban Bajramit Juve dhe më të dashurve Tuaj. Sakrifica, devotshmëria, solidariteti dhe bamirësia, simbole të kësaj dite, qofshin vlera udhërrëfyese të jetës tonë. Sot dhe çdo ditë qofshi të bekuar!” – shprehet Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti

Subscribe US Now

%d bloggers like this: