RIJASETI I BFI JEP DRITËN JESHILE PËR THEMELIMIN E INSTITUTIT PËR HULUMTIME SHKENCORE ISLAME TË BFI-SË

vull

Më datë 16.02.2021, në mbledhje e rregullt të Rijasetit, të gjithë anëtarët votuan unanimisht pro propozimit të Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetait për themelimin e Institutit për Hulumtime Shkencore Islame të BFI-së.
Shkenca ka vlerë jashtëzakonisht të madhe në Islam dhe hulumtimet shkencore kanë vlerë të madhe te Zoti. Për këtë arsye, themelimi i një instituti të këtillë është një imperativ islam dhe një domosdoshmëri e kohës për prezantim dhe njohje shkencore të vlerave islame.
Përpilimin e projektit për themelimin e Institutit e ka përgatitur përgjegjësi i Sektorit Fetaro-arsimor pranë BFI-së, prof. Jusuf ef. Zimeri.
Themelimi i këtij instituti është pjesë e programit parazgjedhor të Reis Ulemasë dhe është premtimi i dytë që vjen në jetë, pas themelimit të Arkivit të BFI-së që se shpejti do fillojë aktivitetin me lejen e All-llahut.
Next Post

Verona Travel jus jell shërbime të ndryshme, nga bileta udhëtimi deri tek Rent a car

Një nga agjencitë turistike me oferta atraktive që është më seli në Tetovë, edhe këtë herë sjellë gjithashtu oferta nga më të ndryshmet për qytetarët për lëvizje në vende të ndryshme të botës. Verona Travel me zyrën e saj tek Stacioni i Autobusave në Tetovë ofron bileta udhëtimi me autobus […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: