Rikonstruim i rrugës Goce Dellçev në Tetovë

Sot bashkë me ministrin për transport dhe lidhje Blagoja Boçvarski, Zv/ministrin Bekim Rexhepi, drejtorin e NP Rrugët Shtetërore Ejup Rustemi si dhe deputetë të Tetovës, vizituam punët ndërtimore të cilat po kryhen për rikonstruimin e rrugës Goce Dellçev në një nga lagjet më të vjetra të Tetovës.

Komuna e Tetovës këtë projekt e fitoi në kuadër të thirrjes për rikonstruim të rrugëve në komuan të Ministrisë për Transport dhe Lidhje, të financuar me mjete të pakthyeshme të Bankës Botërore.

Vlera e projektit është afër 15 milion denarë, do të bëhet asfaltimi i plotë i rrugës në gjatësi 760 metra si dhe ndriçimin publik, kurse komuna e Tetovës ka kofinancuar në pjesën e rregullimit të infrastrukturës nëntokësore, rrjetit të kanalizimit fekal dhe atmosferik, rrjetit të ujësjellësit si dhe ndërtimin e shtigjeve për këmbësorë.

Bëhet fjalë për një lagje dhe pjesë të vjetër të qytetit, në të cilën për shumë vite ka munguar një investim serioz dhe shumë i nevojshëm për rehabilitimin e infrastrukturës rrugore.

Next Post

Agresioni publikon duetin me Edita Sopjanin

Sonte është publikuar videokprojekti më i ri nga 2 artistë të famshëm shqiptarë Edita Sopjani dhe rep artisti Malsor Sadiku i njohur me nofkën Agresioni! Kënga e titulluar NDJENJAT qenka me të vertetë një hit veror i cili do iu bëjë konkurencë projekteve më të mëdha shqiptare këtë sezonë! Siq […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: