Rinia e BDI në mënyrë spektakolare zgjodhi kryesinë e re

vull

Sot në Tetovë u mbajt kuvendi zgjedhor i forumit rinor pranë Bashkimit Demokratik për Integrim në të cilin u zgjodh Kryetari i re, nënkryetaret, sekretari, zëdhënësja si dhe anëtarët e kryesisë.Bashkimit Demokratik për Integrim po ndërton politika mbi parimin e konsensualitetit në parti dhe në shtet.Duke marrë këtë parasysh, konsensualisht zgjodhëm kryetarin e kuvendit, kryetarët e komunave, qeverinë dhe nesër edhe Presidentin, por, për neve sot edhe më me rëndësi, është konsensualiteti brendapartiak.Si rezultat i një procesi gjithëpërfshirës të konsultave të gjëra të kryetarit Ahmeti dhe kryetaret e degëve të forumit të rinisë dhe pas arritjes së pajtueshmërisë së plotë konsensuale në mesin e të gjitha organeve partiake, në Kuvendin zgjedhor u propozua dhe miratua kryesia vijuese e forumit rinor të Bashkimit Demokratik për Integrim:Riza Nexhbiu, Albon Abduli, Rilind Xheladini, Shpend Ahmeti, Jeton Buqi, Ali Shabani, Udaverdi Saliu, Elton Islami, Miranda Osmani, Arta Axhiu, Besnik Osmani, Xheneti Iseni, Atdhe Taravari, Enes Limani, Muhamed Elmazi, Feti Ziba, Fjolla Aliu, Besmir Asani, Argjend Abazin, Arta Qerimin, Rina Purrinin, Petrit Ademin, Trashigim Asanin, Fitore Ziberi, Egzon Osmani, Armend Fazliu , Shqipe Shaqiri për zëdhënëse, Drilon Lleshi për sekretar, Nexhbudin Nuredini për nënkryetar, Florent Bislimi për nënkryetar, Jetmir Asani për nënkryetar, Valbona Zendeli për nënkryetare si dhe Avni Rrustemi Kryetar i Forumit Rinor të Bashkimit Demokratik për Integrim.Fjalë rasti në këtë ngjarje kishte Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, si dhe mysafir nderi në cilësinë e folësit motivues për rininē ishte z. Erion Veliaj, kryetar i Tiranës.

Next Post

Ahmeti optimistë për censusin në rrethin e dytë

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti beson se në rrethin e dytë të zgjedhjeve do të arrihet censusi prej 40%. Ahmeti tha se fushata e partisë së tij për mbështetje të kandidatit të LSDM-së, Stevo Pendarovskit nuk është e zbehtë dhe se partia e tij do të angazhohet që të mobilizojë […]

Subscribe US Now