Rinia shqiptare edhe para selisë së LSDM: Është koha jonë për kryeministër

Blerand Rexhepi

Të rinjë shqiptare nga iniciativa “Pse jo” dhe “Unë besoj” në përkrahje të një shqiptari për kryeministër të Maqedonisë së Veriut ka dalur sot me mesazh para selisë së partisë maqedonase LSDM në Shkup, pas shpalosjes së mesazhit të tyre edhe para partisë opozitare maqedonase VMRO DPMNE.

“Për vite me radhë, politika maqedonase sundohej eksluzivisht nga binomi i partive maqedonase, i cili para së gjithash na dëmtoi ne, të rinjtë shqiptarë të këtij vendi.

Sot, Ne jemi këtu, para selive të binokit maqedonas, që reagoi aq ashpër dhe në mënyrë përjashtuese ndaj ambicies sonë legjitime dhe të drejtë, për të thënë që ka ardhur koha jonë.

Në këto zgjedhje, ne, të rinjtë shqiptarë do t’i shkojmë deri në fund rrugëtimit për barazi dhe liri që filluan prindërit dhe gjyshërit tanë tre dekada më parë.

Ne nuk duam të vazhdojmë t’i shohim miqtë dhe familjen tonë të largohen nga vendi.

Ne duam të kemi barazi të plotë.

Kjo është koha jonë! Është koha për Kryeministrin shqiptar! Koha për të përmbushur ëndrrën dhe për të përmbyllur udhëtimin!” thanë të rinjtë në mes të Shkupit në dy mesazhe identike të drejtuara për dy partitë maqedonase.

Next Post

Edhe Gostivari fillon fushatën për Kryeministrin shqiptar

Duke respektuar të gjitha masat mbrojtëse kundër CoVid-19 në bazë të protokollit që tashmë është miratuar nga Komisioni i sëmundjeve infektive, Shtabi Komunal Zgjedhor i degës së Bashkimit Demokratik për Integrim në Gostivar, në mbledhje të ndara, realizoi takim me përfaqësuesit e Shtabeve Vendore të BDI-së në rajonin e komunës […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: