RMV, nëntë komuna do të marrin 165 milionë denarë për projekte ekologjike

vull

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimi Hapsinor, do të ndajë 165 milionë denarë për nëntë komuna për zbatimin e projekteve mjedisore. Mjetet financiare, siç informojnë nga ministria, sigurohen nga rishikimi i fundit i buxhetit i cili u miratua dy ditë më parë në procedurë parlamentare, njofton Portalb.mk.

Shumica e fondeve, 49.9 milion denarë, do t’i jepen komunës së Likovës, nga të cilat 21 milion për përfundimin e rrjetit sekondar të ujit të pijshëm në fshatin Likovë dhe 28 milion për përfundimin e rrjetit sekondar të ujit të pijshëm në fshatin Orizare.

Komunës së Strugës do t’i ndahen 39 milion denarë, të cilat janë marrë si kredi nga buxheti komunal për sistemin kolektor nga Ndërmarrja Publike Ndërkomunale “Proaqua”. 20 milion denarë do të ndahen për pastrimin e deponive të egra në Vizbeg, aq sa do të ndahen edhe për riparimin e sistemeve të furnizimit me ujë në komunën e Çairit.

Komuna e Sarajit do të marrë dhjetë milion denar për realizimin e sistemit të furnizimit me ujë në Sfillar të Epërme dhe zgjerimin shtesë të funksionimit të rezervuarit në Sfilare të PoshtmeKrusheva do të përdorë nëntë milion denarë për ndërtimin e sistemit të furnizimit me ujë, Tetova 7.5 milion dhe Probishtipi pesë milion denarë. Komuna e Resnjës do të marrë tre milion për përgatitjen e dokumentacionit teknik për sistemin e furnizimit me ujë, dhe Mavrova dhe Rostusha dy milion për pastrimin e deponive të egra

Next Post

Fetush Alili zgjidhet Avokat i Shtetit për rajonin e Tetovës

Fetush Alili është zgjedhur Avokat i Shtetit për rajonin e Tetovës. Emërimi i tij ka kaluar mbrëmë në seancën e Qeverisë. Fetush Alili është jurist me provim të jurispondencës derisa ka qenë si këshilltar shtetëror në Ministrinë për Sistem Politik. Ai ka kryer Fakultetin Juridik pranë UEJL -së. Alili ka […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: