Rritje e re e pagës mesatare, këtë herë për 7%

Kohanews Admin

Sipas të dhënave të Zyrës Shtetërore të Statistikave, indeksi i pagës mesatare mujore neto të paguar për punonjës në qershor 2021, në krahasim me qershor 2020, ishte 107.0.

Kjo rritje është kryesisht për shkak të rritjes së pagës mesatare mujore të paguar neto për punonjës në sektorët: Akomodimi dhe aktivitetet e shërbimit të ushqimit (25.1%), Artet, argëtimi dhe rekreacioni (20.5%) dhe Informacioni dhe komunikimet (14.1%).

Rritja e pagës mesatare mujore të paguar neto për punonjës, në krahasim me muajin e kaluar, u pa në sektorët: Aktivitetet financiare dhe të sigurimit (4.3%), Administrata Publike dhe Mbrojtja; sigurimet shoqërore të detyrueshme (2.6%) dhe Minierat dhe guroret (1.6%).

Paga mesatare mujore e paguar neto për punonjës në qershor 2021 ishte 28 744 denarë.

Next Post

Zgjedhjet lokale/ VMRO: Koalicion me ASh-AAA-në dhe me parti të tjera

Partitë vazhdojnë me publikimin e emrave të kandidatëve për zgjedhjet lokale të 17 tetorit. Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Vllado Misajllovski, thotë se së shpejti do të bëhen publike edhe detajet e koalicionit mes VMRO-DPMNE-së dhe opozitës shqiptare. Qëllimi është që VMRO-DPMNE-ja të ndihmojë aty ku i duhet ndihmë ASh-AA-së, kurse këta […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: