Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (01.02.) vazhdoi me kontrollimet e përforcuara në trafik.
Vetëm në territorin e qytetit të Shkupit gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar gjithsej 189 gjoba, prej të cilave për drejtim të automjetit pa patentë shofer 21 persona, tejkalim të shpejtësisë 9 ndëshkime, 2 gjoba për drejtimin e automjetit nën ndikimin e alkoolit, 7 gjoba për automjete të paregjistruara dhe në gjendje të parregulltë teknike, poashtu janë shqiptuar 10 sanksione për kalim në semafor të mbyllur (ngjyrë e kuqe), 18 sanksione për përdorimin e telefonit celular gjatë drejtimit të automjetit, 9 masa për mosshfrytëzimin e rrypit të sigurisë dhe janë shqiptuar 59 gjoba për parkim në mënyrë të paregulltë të automjetve.
Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te qytetarët t’u përmbahen rregullave me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë