Sanksionohen 272 shoferë në Shkup, prej tyre 63 për tejkalim të shpejtësisë

vull

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (21.10.) vazhdoi me kontrollimet e përforcuara në trafik. Në territorin e qytetit të Shkupit gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar gjithsej 272 gjoba, ndër të cilave 63 për tejkalim të shpejtësisë, automjete të paregjistruara dhe teknikisht në gjendje jo të rregulltë 20 kundërvajtje, kurse gjoba kanë marrë edhe dy motoçiklistë.

Janë shqiptuar edhe 87 gjoba për parkim në mënyrë të parregulltë dhe 79 automjete janë mënjanuar nga automjeti special ”marimanga”, kurse janë sanksionuar edhe 22 persona për mosmbajtjen e maskës mbrojtëse. Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te qytetarët t’u përmbahen rregullave me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.

Next Post

Edhe një Hafize në Myftininë e Tetovës

Jehona Abdullah Adili e lindur më 26.04.2000, hifzin e ka filluar më 17.06.2015, ndërsa e ka përfunduar më 22.10.2020, te Muhafizi Mahmud ef. Asllani. Hafizja e re provimin e hifzit e mbrojti para komisionit profesional të Myftinisë së Tetovës, i përbërë nga: 1) Hfz. Abdurahim ef. Murati – kryetar, 2) […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: