Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (02.12.) vazhdoi me kontrollimet e përforcuara në trafik.
Vetëm në territorin e qytetit të Shkupit gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar gjithsej 381 kundërvajtje, prej të cilave 44 për drejtimin e automjetit pa patentë shofer, 30 gjoba për automjete të paregjistruara dhe në gjendje teknike të parregulltë, janë sanksionuar 26 shoferë të cilët kanë përdorur celularin gjatë drejtimit të automjetit.
Poashtu janë shqiptuar 9 gjoba për kalim në semafor të mbyllur, 72 gjoba për parkim të parregulltë të automjeteve dhe janë mënjanuar 51 automjete nga automjeti special “marimanga”, kurse për mosmbajtjen e maskës mbrojtëse të fytyrës janë gjobitur 71 persona.
Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.
Apelojmë deri te qytetarët t’u përmbahen rregullave me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.