Këto ditë ka vazhduar puna për asfaltimin e reugës regjionale Shkup-Tetovë në pjesën e komunës së Zhelinës rrespektivisht aksi Grupçin Zhelinë. Projekti është pjesë e planit të Qeverisë për përmirsimin e infrastrukturës rrugore në komunën e Zhelinës.
“Të nderuar bashkëqytetarë. Ashtu siç ju kemi njoftuar vazhdimisht, se sapo të mundësohen kushtet klimatike, do të vazhdojë asfaltimi i rrugës Grupçin-Zhelinë, dhe siç e shihni, rruga vazhdon të asfaltohet dhe duket shumë më bukur se që ishte dje.Faleminderit edhe njëherë ndaj të gjithëve, e sidomos ndaj atyre që u treguan të përmbajtur dhe të durimshëm. Gjithmonë për Ju,” u shpreh kryetari i komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu
Riparimi komplet i kësaj pjese të rrugës do të lehtësojë qarkullinim e banorëve të Zhelinës, si dhe lidhjen e tyre me Shkupin rrespektivisht komunën e Sarajit.
Ndryshe banorët kohë më parë u ankuan për zhagitjen e punëve për asfaltimin e kësaj pjese të rrugës, por organet kompetente arsyetuan vonesën për shkak të kushteve klimatike dhe reshjeve të shiut.