Sekretari shtetërorë Avziu: MSHIA lëshon leje ditore për disa kategori, për kompanitë private jo

Blerand Rexhepi

MSHIA siguron leje ditore për të punuar pas orës 21:00/16:00, për organet e pushtetit shtetëror, shtabet e krizës, mediat, ndërmarrjet e shërbimeve të varrimit dhe furrat e bukës/burektoret

Shkup, 27 mars – Në përputhje me masat e fundit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, njoftojmë opinionin se Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, obligohet të lëshon leje për lëvizje gjatë kohëzgjatjes së ndalesës së lëvizjeve.

Lejet lëshohen siç vijon:

1. Organet e pushtetit shtetëror duhet të dorëzojnë orar javor për të punësuarit për të cilët u nevojiten leje për të lëvizur, si dhe tabelë me të me të dhënat e të punësuarve, siç janë: emri dhe mbiemri, NUAQ, numri celular, e-maili dhe arsyet për të cilat nevojitet marrja e lejes.

2. Shtabet komunale të krizës, dorëzojnë të dhëna nëpërmjet Bashkësisë së njësive të vetëqeverisjes lokale (BNJVL), pranë Minisrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës. Të dhënat, duhet t’i dorëzojnë çdo ditë të diel (ditën e diel), më së voni deri në ora 12:00, për javën e punës në vijim në adresën e e-mailit: на cabinet@mioa.gov.mk

3. Të punësuarit në organizatat shëndetësore duhet të dorëzojnë të dhëna për të gjithë personat e punësuar, siç janë: emri dhe mbiemri, NUAQ, numri celular dhe e-maili.

4. Për të punësuarit mediatik dhe të punësuarit e tjerë në media, të cilët janë pjesë e ekipeve mobile të medias (fotografë, kameramanë dhe personel tjetër teknik), nevojiten të dhënat siç janë: -emri dhe mbiemri, NUAQ, numri celular, e-maili dhe arsyet se pse kërkohet marrja e lejes. Lejet do t’u lëshohen të gjtha mediave të regjistruara në Regjistrin e ASHMAA-së (Regjistri i mediave të shkruara / Regjistri i televizioneve / Regjistri i radiove), si dhe të gjitha mediave online të Regjistrit të Këshillit të etikës në mediat e Maqedonisë dhe Shoqatës së gazetarëve të Maqedonisë (Regjistri i mediave profesionale online).

5. Për furrat e bukës/byrektoret deri në 5 të punësuar nevojiten informacionet në vijim: – gjendja aktuale e personit juridik, jo më e vjetër se 6 muaj; – fotografi e objektit ku kryhet aktiviteti; – emri dhe mbiemri, NUAQ, numri celular, e-maili dhe arsyet se pse kërkohet marrja e lejes.

6. Për personat juridik të shërbimeve të varrimit, nevojiten informacionet në vijim: – emri dhe mbiemri, NUAQ, numri celular, e-maili dhe arsyet se pse kërkohet marrja e lejes. Tabelën të cilën duhet ta plotësojnë të gjithë kategoritë e të punësuarve të lartpërmendur e keni në shtojcë të këtij Njoftimi dhe duhet të dërgohet pranë Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës në adresën e e-mailit: cabinet@mioa.gov.mk.

Ky informacion nevojitet për secilën javë të punës, individualisht. Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës NUK lëshon leje për kompanitë private dhe nuk pranon kërkesa në formë të shkruar në letër!

Next Post

BE do të ndihmon Maqedoninë e Veriut me 70 milionë për ballafaqim me koronavirus

Kryenegociatori për aderim në Bashkimin Europian i pranishëm në emisionin EU Click të TV21, deklaroi se BE do të ndihmojë shtetin tonë me ballafaqimin me virusin Covid-19 dhe pasojat që më pas do të duhet të përmirësohen. “Unë jam në kontakt të përditshëm me Bashkimin Europian dhe kemi siguruar fond […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: