Sela dhe Gashi nuk zbatojnë gjuhën shqipe! Amandamentet e tyre vetëm në maqedonisht

Blerand Rexhepi

Qytetarët shqiptarë vazhdimisht janë mësuar të dëgjojnë deklarata bombastike nga opozita shqiptare, respektivisht Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, lidhur me ndryshime të mëdha kushtetuese, zbatimin e ligjit për Gjuhën shqipe etj. Mirëpo, janë vetë deputetët e partisë së Zijadin Selës dhe Afrim Gashit që në praktikë nuk e zbatojnë gjuhën shqipe, të cilët sot kanë dorëzuar në Kuvend, amandamente vetëm në gjuhën maqedone, informon ilirianews.mk

Deputetët e opozitës shqiptarë përpos mos-zbatimit të gjuhës shqipe, janë bërë edhe gaz i botës duke iu bashkangjitur turpit të opozitës maqedone, VMRO-DPMNE-së dhe LEVICA-s së Apasievit, të cilët kanë dorëzuar amandamente qësharake dhe të turpshme, ku mund t’i lexoni dhe vlerësoni nga fotografitë mëposhtë.

Bazuar në këto veprime, siç duket tani po ekziston njëbashkëpunim, fatkeqësisht i shkëlqyeshëm dhe në mes VMRO-së, ASH-së, AA-së dhe LEVICA-s, Mickovski-Sela-Gashi dhe Apasiev, me qëllim të pengimit të punës së Kuvendit.

Next Post

Grubi: Në vitin 2021 po hyjmë me një BDI jashtëzakonisht të fuqishme dhe të bashkuar

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive Artan Grubi thotë se në vitin 2021 po hyjmë me një Bashkim Demokratik për Integrim, jashtëzakonisht të fuqishëm dhe të bashkuar. Sipas Grubit ky fakt u dëshmua në zgjedhjet e fundit parlamentare ku partia e z. Ali Ahmeti […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: