Sela dhe Gashi: Po në takim me Ahmetin, por me një datë tjetër

vull

Kumtesa e plotë:

I nderuari Kryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim,

Pas ftesës së pranuar nga ju për një takim të Tryezës së Partive Parlamentare Shqiptare, dëshirojmë t’ju përgjigjemi se koalicioni Aleanca për Shqiptarët & Alternativa parimisht është dakord për një takim të tillë.
Ne mendojmë se mekanizmi politik i Tryezës është një instrument i rëndësishëm politik për koordinimin e qëndrimeve të partive parlamentare shqiptare dhe, si i tillë, mendojmë se duhet të vazhdojë të kultivohet për artikulimin e interesave shqiptare në Maqedoninë e Veriut.
Në funksion të një takimi përmbajtjesor dhe të frytshëm, do të ishte mirë që ftesa të ketë edhe një propozim për rend dite, në mënyrë që të kemi një ide më të qartë për arsyen e organizimit të takimit të Tryezës së Partive Parlamentare Shqiptare.
Në këtë drejtim konsiderojeni mundësinë e një date tjetër duke nisur nga e hëna (17.08.2020) e tutje, sigurisht duke na njoftuar disa ditë më herët me rendin e ditës së takimit.

Sinqerisht!
Ziadin Sela
Afrim Gashi

Next Post

Artan Grubi vjen me një porosi: Bëhu lider e jo politikan! (Foto)

Zyrtari i lartë i BDI-së, Artan Grubi ka komentuar zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai ka vlerësuar si hap të guximshëm vendimin e kandidatit democrat për president të SHBA-ve, Joe Biden për ta zgjedhur për herë të parë një grua me ngjyrë si candidate për zv/president për […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: