Sela nga Tetova: Luftëtarët e UÇK-së të lënë në harresë, zyrtarët e BDI-së 20 vite me radhë gëzojnë privilegjet e pushtetit

vull

Kryetari i ASh-së, Ziadin Sela mbrëmë ka vijuar takimet me qytetarët e Tetovës duke bashkëbiseduar për aktualitetet politike por, edhe për ofertën zgjedhore të ASh-së për zgjedhjet e 12 Prillit.

Ziadin Sela ka folur edhe për statusin e pazgjidhur të ish ushtarëve të UÇK-së, të cilët janë kontribuesit më të mëdhenj të Marrëveshjes së Ohrit, ndryshimeve kushtetuese dhe anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut ne NATO. Ziadin Sela tha se me që Marrëveshja e Ohrit ështe pjesë e preambulës dhe kushtetutës, është e pamundur që më meritorët e këtyre ndryshimeve siç janë ushtarët e UÇK-së, të kenë një status të pazgjidhur ligjor.

Ai tha se udhëheqësia e BDI-së dhe shumë funksionarë e kanë shfrytëzuar sakrificën dhe mundin e tyre, duke u pasuruar pa fund, dhe duke i harruar ushtarët e UÇK-së dhe familjet e tyre të varfëra, të cilët për çdo ditë migrojnë në perëndim.

Sela tha se BDI ka pasur përgjegjësi politike që ta zgjidh statusin e ish ushtarëve të UÇK-së ashtu si subjektet maqedonase që kanë qenë në pushtet, e që kanë zgjidhur fatin e “branitellave”.

Falë BDI-së branitellat dhe fëmijët e tyre , i gëzojnë të gjitha ndihmat e shtetit; ndihma sociale, madje edhe shkollim falas në universitetet shqiptare. Përderisa fëmijët e ushtarëve të UÇK-së duke pritur, sot janë bërë burra dhe jo që nuk janë shkolluar falas, ata dhe prindërit e tyre nuk kanë as një vend pune, theksoi kryetari Sela.

Kryetari Sela tha se kjo kategori e popullatës tonë nëpërmjet Marrëveshjes së Ohrit është tani më kategori kushtetuese dhe meriton trajtim special, sepse po kjo marrëveshje me të gjitha defektet që ka, i ka ndihmuar vendit që të orientohet dhe të integrohet në NATO dhe BE. Sepse gjithmonë është kërkuar nga faktori ndërkombëtar zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit shtoi ai.

Kryetari Sela përmendi edhe aneksin C te Marrëveshjes së Ohrit, që sot është pjesë e Kushtetutës qe ka të bëje me mirëbesimin dhe pajtimin mes komuniteteve si dhe risocializimin e gjithë atyre që janë përfshirë në konflitktin e vitit 2001. Sipas tij, kjo çështje do të jetë një ndër prioritet e Aleancës edhe pse për këtë ka qenë dhe është përgjegjëse BDI.

Next Post

Zgjidhet Shtabi Qendror Zgjedhor i PDSH-së

Sot, Partia Demokratike Shqiptare mbajti mbledhje të zgjeruar të Kryesisë Qendrore me kryetarët e degëve me ç’rast u formua dhe u zgjodh Shtabi Qendror i cili do të udhëhiqet nga sekretari gjeneral i PDSH-së Sali Ajdini. Ndërsa, për anëtarë të shtabit u zgjodhën: Luan Tresi, Driton Ibishi, Bilall Lutfiu, Rametulla […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: