Shahpaska në Këshillin Ekonomik-Social: Ndryshimet ligjore për të dielën – ditë për pushimin javor, që i prezantuam sot, janë bazë e mirë për të arritur një zgjidhje përfundimtare

Arvanit Cameria

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, sot para anëtarëve të Këshillit Ekonomik-Social e prezantoi versionin e fundit të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për marrëdhëniet e punës, me të cilin rregullohet që dita e diel të jetë ditë e pushimit javor.

 

Propozim-zgjidhja e fundit ligjore rezultoi pas një debati të gjerë në shoqëri, me sindikatat, me përfaqësuesit e dhomave, me punëdhënësit, por edhe pas debatit gjithëpërfshirës që u zhvillua në publik në përgjithësi.

 

Mbi versionin e punës të kësaj zgjidhje të propozuar ligjore, krahas Zv/kryeministrit Fatmir Bytyqi dhe anëtarëve të KES, mendimin të tyre shprehën edhe nga Inspektorati Shtetëror i Punës.

 

Ministrja Shahpaska shpjegoi se ky vendim përmbledh shumicën e vërejtjeve të bëra nga përfaqësuesit e punëtorëve dhe punëdhënësve në të kaluarën.

 

“Detyra jonë është të dalim me një projekt-ligj që do të jetë i pranueshëm për të gjitha palët që janë pjesë e dialogut shoqëror. Vlerësoj se dokumenti për të cilin po diskutojmë sot lejon që shumica e punëtorëve të shfrytëzojnë ditën e diel për pushim dhe për familjen. Sigurisht, punëtorët që punojnë në veprimtari në të cilat procesi i punës është i një natyre të tillë që nuk mund të ndërpritet, për shkak të procesit tekniko-teknologjik dhe nevojës për vazhdimësi, si ditë pushimi mund të shfrytëzohet një ditë tjetër e javës. Në parim, ekziston një marrëveshje për të miratuar një zgjidhje të tillë ligjore dhe të gjithë palët e interesuara kanë një qasje pozitive”, theksoi ministrja Shahpaska.

 

Ajo shprehu bindjen se përmes një debati konstruktiv me partnerët socialë do të arrihet zgjidhja më e mirë ligjore, duke arritur qëllimin thelbësor që dita e diel të jetë ditë për pushim javor, respektivisht ditë kushtuar familjes.

 

Anëtarët e Këshillit Ekonomik-Social diskutuan gjithashtu nëse përjashtimet përfshijnë të gjitha veprimtaritë që nuk mund të ndërpresin procesin e punës, sepse sektorë të caktuar duhet të funksionojnë pa ndërprerje.

 

Anëtarët e KES arritën një marrëveshje që në takimin e  ardhshëm, që duhet të mbahet në ditët në vijim, të zgjidhen edhe disa dilema të tjera që dolën nga diskutimi i sotëm.​

Next Post

Sanksionohen 121 shoferë për drejtimin e automjetit nën ndikimin e alkoolit

Në periudhën nga ora 20:00 të datës 07.02.2021 deri më ora 02:00 të datës 08.02.2021 stacionet policore për siguri në komunikacionin rrugor kanë realizuar kontrollim  për sanksionimin e shoferëve të cilët drejtojnë automjetet e tyre nën ndikimin e alkoolit. Gajtë këtij kontrollimi janë sanksionuar gjithsej 121 shoferë të cilët kanë […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: