Komuna e Strugës në bashkëpunim NP ‘Ujësjellës dhe kanalizim’ – Strugë filloi punimet për ndërtimin e rrjetit të ri të ujësjellësit me gjatësi prej 2.400 m nga fshati Zhepin deri në Dollogozhdë.
Ky investim i ri i komunës do të jetë zgjidhje afatgjate e problemit me ujin e pijshëm që e kanë këto lokalitete për shkak të mungesës së investimeve vite me rradhë.