SHBA ndanë donacion për MBP, zv.ministri Bushi: Bashkëpunimi mes dy vendeve ka shënuar reforma dhe modernizim të kapaciteteve

Blerand Rexhepi

Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ambasada e tyre në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë partnerët më të fuqishëm dhe më të qëndrueshëm të Republikës së Maqedonisë së Veriut në të gjitha fushat, në veçanti në reformat e arritura në polici si një nga segmentet kryesore në avancimin e sigurisë nacionale, rajonale dhe globale.

Kisha kënaqësi të veçantë që sot bashkë me ambasadoren e SHBA-ve, znj.Kate Bërns, promovuam donacionin e radhës përmes programit ICITAP, program ky i SHBA-ve për pajisje dhe fonde me vlerë prej 163 mijë dollarëve me qëllim ballafaqimin sa më të lehtë të pjesëtarëve të MPB-së, Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe Kryqit të Kuq me pandeminë e shkaktuar nga COVID-19. Ky donacion përbëhet nga gjeneratorë të energjisë elektrike, rezervuarë uji, reflektorë, termometra, dezinfektues, laptopë dhe gjëra të tjera me rëndësi.

Me këtë rast informova ambasadoren Bërns se Republika e Maqedonisë së Veriut falë bashkëpunimit dhe partneritetit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka shënuar reforma dhe me këtë ka bërë modernizimin e kapaciteteve brenda Ministrisë së Brendshme.

 

Next Post

AlternAtivA: Hapeni kufirin me Kosovën

Ndonëse para disa ditëve kryetari i partisë, Afrim Gashi, kishte një kërkesë që të hapet kufiri me Kosovën, për fat të keq institucionet akoma nuk kanë vepruar. Kjo është arsyeja që AlternAtivA edhe sot kërkon që urgjentisht dhe pa asnjë prolongim të hapet kufiri Maqedoni e Veriut – Kosovë. Tashmë […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: