Shefja e diplomacisë shqiptare, Xhaçka i jep vlerësimin maksimal kryediplomatit Osmani

Blerand Rexhepi

Notë të lartë dhe fjalë miradije ka marr shefi i diplomacisë së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, në vizitën zyrtare në Tiranë.

Osmani është mirëpritur dje në kryeqendrën shqiptare nga Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Olta Xhaçka. Kjo e fundit ka vlerësuar diplomacinë dhe rolin e faktorit shqiptar në Maqedoninë e Veriut.

“Dua t’i jap peshën që i takon dhe vlerësimin tim maksimal; ka luajtur dhe luan një rol të jashtëzakonshëm faktori shqiptar në Maqedoninë e Veriut dhe jo vetëm ka dhënë dhe jep një kontribut jetik në qeverisjen e vendit, jo vetëm ka luajtur një rol vendimtar në proceset euroatlantike, por në fakt është një urë e fortë lidhëse miqësie dhe bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut”, ka thënë mes tjerash Xhaçka.

Sipas Osmanit miqësia afatgjate është garancë e perspektivës evropiane të dy vendeve, por edhe gjithë rajonit.

LINKU I VIDEOS

Next Post

Shqiptohen 33 sanksione për tejkalim të shpejtësisë në Tetovë

  Mbrëmë (06.02.2021) në periudhën nga ora 19:00 deri më ora 22:00 nëpunës policorë të SP SKRR-Tetovë me përdorimin e të ashtuquajturit “radar nate” realizuan kontrollim aksional për sanksionimin e shoferëve të cilët duke drejtuar automjetet e tyre tejkalojnë shpejtësinë e lejuar. Në këtë aksion janë sanksionuar 33 shoferë, nga të […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: