Dje në Gazetën Zyrtare të RSM, u botuan ndryshimet në Ligjin për Mbrojtjen e Shëndetit të Popullsisë nga Sëmundjet Infektive, i cili zyrtarisht hyri në fuqi natën e kaluar dhe ndryshimet ligjore me të cilat të gjitha shërbimet e inspektimit marrin kompetenca të reja më të mëdha në trajtimin e shkelësit e protokolleve shëndetësore.
Konkretisht, natën e kaluar (30.10.2020) shërbimet e inspektimit kanë vepruar sipas autorizimeve të reja. Inspektorati Shtetëror i Tregut në disa qytete të vendit zhvilloi gjithsej 48 inspektime dhe 742 kontrolle në objektet hotelierike, kazinotë dhe dyqanet e basteve në përputhje me Ligjin për Ushqim, Ligjin për Mbrojtjen nga Pirja e Duhanit dhe Protokollet e Shëndetit.
Gjatë kontrolleve të kryera në Gostivar ( 2 mbikëqyrje dhe 50 kontrolle) në një objekt hotelierik të vendosur në TC Javor, u konstatua shkelje e dispozitave të reja të Ligjit të ndryshuar për Mbrojtjen e Shëndetit të Popullsisë nga Sëmundjet Infektive, për të cilat do të merren masat e duhura. Asnjë shkelje e orëve të punës nuk u gjet në objektet e kontrolluara. Në të njëjtin moment kur u konstatuan shkeljet, ISHT mbylli objektin në vend dhe u vendos një gjobë.