Shkon në 14 numri i të vdekurve nga aksidenti tragjik Shkup-Tetovë (VIDEO)

vull

Qeveria shpalli dy ditë zie (14 dhe 15 shkurt) pas aksidentit të rëndë të trafikut që ndodhi në rrugën Shkup-Tetovë këtë pasdite, ku 14 vetë humbën jetën, njofton TetovaSot.

” Ngushëllime tek të gjitha familjet. Sonte vendi ynë mban zi. 14 dhe 15 shkurt janë ditë zie në të gjithë vendin, tha kryeministri Zoran Zaev pas seancës së jashtëzakonshme të mbajtur sonte nga qeveria.

Arsyet për aksidentin nuk janë përcaktuar deri tani. Hetimi është duke u zhvilluar. Identiteti i viktimave ende është duke u përcaktuar.

Në autobus kishte gjithsej 50 pasagjerë dhe një shofer. Gjendja e shoferit është e qëndrueshme dhe ai është në spitalin “8 Shtatori”, 32 të tjerë po hospitalizohen dhe katër prej tyre janë në gjendje kritike për jetë./TS

Next Post

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta: Në këto momente të vështira jam shpirtërisht pranë familjeve të lënduara nga kjo tragjedi

Thellësisht i prekur dhe i trishtuar nga lajmi tronditës i humbjes së jetëve në tragjedinë e autobusit në autostradën Shkup – Tetovë. Në këto momente të vështira jam shpirtërisht pranë familjeve të lënduara nga kjo tragjedi, të afërmve e miqve të viktimave dhe pranë të gjithë qytetarëve të Maqedonisë së […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: