Shoferët duhet t’i ndërrojnë gomat e verës të automjeteve të tyre më 15 nëntor

vull

Për shkak të sigurisë së tyre, shoferët duhet t’i ndërrojnë gomat e verës të automjeteve të tyre më 15 nëntor. Këshilli republikan për siguri në komunikacion, fton shoferët që përveç ndërrimit të gomave, të bëjnë edhe kontrollin e sasive të vajit dhe antifrizit në makinë.

Drejtuesve të makinave u rekomandohet që t’u përshtaten kushteve dimërore në rrugë dhe të kenë kujdes gjatë hyrjeve dhe daljeve në tunele apo kthesat, për shkak se në këtë periudhë të vitit është e shpeshtë paraqitja e ngricave.

Sipas ligjit për mbajtjen e pajisjeve dimërore, për shoferët që nuk respektojnë rregullat gjoba është 45 euro ose 25 pikë negative në librezë. Obligimi ligjor për posedimin e pajisjeve dimërore që hyn në fuqi prej 15 nëntorit dhe zgjatë deri më 15 mars.

Next Post

Kristina Marku: Jam kundër mënyrës si festohet Halloween!

Halloween ishte nata ne te cilen njerez te shumte dolen per te festuar mes te cileve edhe personazhet publike. Por duket se jo te gjithe ndajne te njejtin mendim per menyren sesi kjo nate festohet. Nje nga keto personazhe eshte edhe artistja Kristina Marku e cila shquhet per nivelin e […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: