SHPALLJE PUBLIKE për punësimin e 600 realizuesve në vendin e punës “Polic”

vull

Në bazë të nenit 79 paragrafi 1 nga Ligji për punët e brendshme (“Gazeta Zyrtare” nr. 42/2014, 116/2014, 33/2015, 5/2016, 120/2016, 127/2016, 142/2016, 190/2016 , 21/2018, “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 108/2019 dhe 275/2019) dhe neni 97 paragrafi 1 nga Ligji për policinë (“Gazeta Zyrtare e RM-së” nr. 114/2006, 6/2009, 145 / 2012, 41/2014, 33/2015, 31/2016, 106/2016, 120/2016, 21/2018 dhe 64/2018), dhe në lidhje me dispozitat e Rregullores për mënyrën e kryerjes së seleksionimit dhe përzgjedhjes së kandidatit për polic dhe mënyrën e punës së Komisionit për përzgjedhjen e kandidatit për polic (“Gazeta Zyrtare e RM-së” nr. 8/2015 dhe 130/2016), Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Maqedonisë së Veriut, publikon

SHPALLE PUBLIKE

Për punësimin e 600 realizuesve në vendin e punës “Polic” për punë në Ministrine e Punëve të Brendshme, edhe atë:

  1. në Sektorin e Punëve të Brendshme Shkup……………….100 realizues
  2. në Sektorin e Punëve të Brendshme Strumicë……………….50 realizues
  3. në Sektorin e Punëve të Brendshme Ohër……………….50 realizues
  4. në Sektorin e Punëve të Brendshme Manastir……………….50 realizues
  5. në Sektorin e Punëve të Brendshme Tetovë……………….30 realizues
  6. në Sektorin e Punëve të Brendshme Veles……………….30 realizues
  7. në Sektorin e Punëve të Brendshme Shtip……………….30 realizues
  8. në Sektorin e Punëve të Brendshme Kumanovë……………….50 realizues
  9. në Qendrën Rajonale të Çështje Kufitare Veri ……………….50 realizues
  10. në Qendrën Rajonale Çështje Kufitare Perëndim……………….30 realizues
  11. në Qendrën Rajonale për Çështje Kufitare Jug……………….30 realizues
  12. në Qendrën Rajonale përÇështje Kufitare Lindje……………….20 realizues
  13. në Departamentin për Mbrojtje Personaliteteve dhe Objekteve të Caktuara………..30 realizues
  14. në Njësitin për Sistemim të Shpejtë……………………30 realizues
  15. në Njësitin për Detyra të Speciale ……………………20 realizues

1.Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet e përgjithshme në vijim:

– të jetë shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut;

– të jetë i moshës madhore, ndërsa të mos ketë arritur moshën 25 vjeç, nëse për herë të parë kërkon punësim në vend pune në Ministrinë për të cilën është paraparë  arsimi i mesëm;

– të zotërojë në mënyrë aktive gjuhën maqedonase dhe alfabetin e saj cirilik;

– me kontrollë sigurie të vërtetohet se nuk paraqet rrezik sigurie për punësimin e kandidatit;

– të ketë të përfunduar të paktën arsimin e mesëm katërvjeçar;

– të jetë i aftë nga ana shëndetësore dhe psikofizike dhe

– me vendim të formës së prerë të mos jetë i dënuar me ndalim të kryerjes së profesionit, veprimtarisë ose detyrës.

  1. Kandidatët duhet t’i plotësojnë kushtet e veçanta në vijim:

– nevojitet lartësia trupore më së paku 175 cm. (mashkull), gjejgësisht 165 cm. (grua)

-përgatitje fizike e lartë personale.

  1. Kandidatët e interesuar duhet t’i dorëzojnë  dëshmitë për përmbushjen e kushteve të nevojshme për vendin e punës, në origjinal ose kopje e vërtetuar në noter:

– certifikata e  lindjes,

-diplomë për kryerjen e  arsimit të mesëm  katërvjeçar;

– dëshmi që  nuk është dënuar me formë të prerë të aktgjykimit për ndalimin e kryerjes të një profesioni, veprimtarie ose detyre dhe

-dy fotografi, me dimensione 3.5 cm x 4.5 cm.

Fletëparaqitja me dokumentacionin e nevojshëm, kandidati është i detyruar ta parashtron PERSONALISHT  në një nga vendet e caktuara për aplikim, edhe atë:

-Sektori  i  Punëv të Brendshme Shkup:

-Stacioni Policor me Kompetencë të Përgjithshme-Gazi Babë,

-Stacioni Policor me Kompetencë të Përgjithshme-Bit Pazar dhe

-Stacioni Policor me Kompetencë të Përgjithshme-Karposh.

-Sektori i Punëve të Brendshme Manastir;

-Sektori i Punëve të Brendshme Veles;

-Sektori i Punëve të Brendshme Kumanovë;

-Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë;

-Sektori i Punëve të Brendshme Ohër;

-Sektori i Punë të Brendshme Strumicë,

-Sektori i Punëve të Brendshme Shtip.

Gjatë parashtrimit të  fletëparaqitjes, personi duhet të shënon numrin e njësisë  organizative për vendin e punës për të cilën aplikon në përputhje me pikën I të shpalljes.

Kandidati është i detyruar me sjelljen e dokumenteve të nevojshme, me vete të  posedon letërnjoftim ose pasaportë për identifikim.

Dokumentacionin e nevojshëm nga pika 3, kandidatët e dorëzojnë çdo ditë pune brenda afatit të caktuar, gjatë orarit të punës (08.00-16.00).

  1. Gjatë parashtrimit të  fletëparaqitjes, kandidati nënshkruan deklaratë për aderimin vullnetar të seleksionimit për zgjedhjen e kandidatit për polic me pamundësi për të kërkuar dëmshpërblim nga Ministria në rast të lëndimit gjatë kohës së kryerjes të selekcionimit.
  2. Procedurën për seleksionimin e kandidatëve e kryen  Komisioni për zgjedhjen e  kandidatit për polic e formuar nga ana e Ministrit, i  cili e përcakton renditjen e fazave të seleksionimit. Seleksionimi kryhet në fazat në vijim:

-Seleksionimi  administrativ i dokumentacionit të dorëzuar (vërtetimi i afateve kohore dhe plotësia e dokumentacionit të dorëzuar, si dhe përmbushja e kushteve të përcaktuara);

-kontroll i aftësive motorike (për burrat: të paktën 9 pompa ushtarake për 10 sekonda, të paktën 16 ngritje të barkut për 30 sekonda, kërcim në gjatësi nga  vendi me një gjatësi minimale prej 220 cm, vrapim i shpejt në 20 metra për të paktën 3.35 sekonda, vrapim i shpejtë në 100 metra për të paktën 15 sekonda dhe vrapim në 1500 metra për të paktën 5.25 minuta dhe për gratë: të paktën 6 pompa ushtarake për 10 sekonda, të paktën 12 ngritje të barkut për 30 sekonda, kërcim në distancë nga vendi me gjatësi minimale prej 160 cm, vrapim i shpejtë në 20 metra të paktën 20 metra për më pak se 3,50 sekonda, vrapim i  shpejtë 100 metra për më pak se 18 sekonda dhe vrapim për 800 metra për më pak se 3 minuta, dhe kontrolle  të tjera fizike që përcaktohen nga ana e Komisionit),

-Testi psikologjik (kontrollë për aftësitë intelektuale dhe emocionale)

– Testim me shkrim(test i përgjithshëm arsimor),

-Intervistë ( bisedë individuale gojore me një person të dashur),

-Kontrollë sigurie dhe

-Kontrolle shëndetësore (provë për shëndetin dhe aftësitë psikofizike të kandidatëve).

  1. Ministria e  Punëve të Brendshme do të kryej kontrollë   sigurie të personave të paraqitur në bazë të pëlqimit me shkrim të tyre  të mëparshëm. Nëse personi e refuzon kontrollin e sigurisë konsiderohet se nuk i  ka plotësuar kushtet për krijimin e marrëdhenies së punës ne Ministri.

  1. Kontrollet shëndetësore në procedurën e seleksionimit për kontrollimin e aftësive shëndetësore dhe psiko-fizike të kandidatëve vërtetohen nga ana e Komisioni shëndetësor i formuar nga ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme.

  1. Gjatë kryerjes së seleksionimit, kandidatëvë që janë paraqitur ju mundësohet në kushte të barabarta t’i demonstrojnë aftësitë e tyre, pavarësisht gjinisë, racës, ngjyrës së lëkurës, prejardhjes shoqërore dhe kombëtare, besimit fetar, pronësisë dhe statusit shoqëror. “

  1. Pas procedurës së seleksionimit, kandidatët e përzgjedhur për polic, do të lidhin  kontratë për një trajnim bazë për polic për një kohëzgjatje 1 (një) vjeçare, e cila do të realizohet në Qendrën për Trajnim në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe në të njëjtën do të udhëzohen për 10% më tepër kandidate për polic, nga numri i vendeve të lira për të cilat është publikuar kjo shpallje, gjegjësisht në Qendrën e trajnimit do të dërgohen gjithsej 660 kandidatë.

  1. Pas përfundimit të trajnimit bazë, Ministria e Punëve të Brendshme dhe kandidati për polic, i cili ka përfunduar trajnimin bazë për polic dhe i cili në bazë të rezultateve të arritura në mënyre adekuate është futur në listën renditjes, lidhë Kontratë pune në Ministri, me të cilën kandidati për polic merr statusin e “polic përgatitës”.

Ministria e Punëve të Brendshme SYGJERON se sipas ligjit, polici me kontratën për punë është i detyruar të qëndrojë në punë të paktën pesë vite në vendin e punës “polic” llogaritur nga dita e lidhjes së kontratës për punë. Në të kundërtën, i njëjti është i detyruar të kompenzon harxhimet e bëra për trajnimin e tij të rritura për tri herë më tepër.

  1. Afati i fundit për dorëzimin e fletëparaqitjeve  është 15 (pesëmbëdhjetë) ditë, llogaritur nga dita e që vijon nga dita e publikimit të shpalljes së publike (duke mos llogaritur  ditën e publikimit).
  2. Dokumentacioni i dorëzuar jo në kohë  dhe jo i plotë nuk do të merret në konsideratë.



REPUBLIKA E MAQEDONISË SË VERIUT

MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME

Next Post

Vaksina Oxford/AstraZeneca miratohet për përdorim

Vaksina kundër koronavirusit, e krijuar nga shkencëtarët e Univeristetit të Oksfordit, është miratuar për përdorim në Mbretërinë e Bashkuar. Kjo shënon një pikë të madhe kthese, që do të çojë në zgjerimin e fushatës së imunizimit, shkruan BBC. Mbretëria e Bashkuar ka porositur 100 milionë doza nga prodhuesi AstraZeneca – […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: