Shqipëria të enjten ratifikon Protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO

vull

Kuvendi i Shqipëri të enjten pritet ta ratifikojë Protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO.

Kryeparlamentari Gramoz Ruçi pas takimit me të ngarkuarin me punë të Maqedonisë në Tiranë tha se Shqipëria ashtu siç ka premtuar do të jetë ndër vendet e para që do të ratifikojnë Protokollin.

Qeveria shqiptare sipas Ruçit tashmë e ka miratuar vendimin, i cili ka arritur në Kuvend dhe do të ratifikohet me procedurë të përshpejtuar.

“Data e parë e mundshme për këtë ratifikim është seanca e javës së ardhshme, 14 shkurt. Pavarësisht klimës politike ndonjëherë të polarizuar në Shqipëri, të gjitha grupet politike në Kuvend kanë shprehur vullnetin politik pozitiv për ratifikimin e Protokollit për Anëtarësimn e Maqedonisë së Veriut në NATO” ka shtuar Ruçi.

Next Post

Vetëhelmohet e mitura nga Kumanova

Reparti për pediatri i Spitalit të Kumanovës ka paraqitur në polici se dje prindërit kanë sjellur 14 vjeçaren nga Kumanova që ka pirë 20 tableta. Siç njoftojnë nga SPB Kumanovë, vajza është sjellur në ora 10 dhe pas ndihmës së dhënë është dërguar në Qendrën Klinike në Shkup, njofton Telegrafi […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: