Shtabi Qendror i Aleancës pa asnjë tetovar, tetovarët mund ti hakmerren Selës

Kohanews Admin

Njëjtë si në kryesinë e lartë të partisë ose figurave kryesore ,edhe në struktura më poshtë , opozita shqiptare vazhdon t’a anashkalojë Tetovën si njërin ndër qytetet kryesore për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut ku pretendon të fitojë vota shkruan Tetovasot.

Kryesia Qendrore e Aleancës për Shqiptarët, mbrëmë mbajti mbledhjen e radhës në të cilën u diskutua për përgaditjet për zgjedhjet lokale. Në këtë mbledhje u sollën edhe dy vendime:
Shtabi Qendror i partisë u plotësua me anëtarë të ri nga katër zonat zgjedhore:

Për Zonën 1
Zulfi Adili

Për Zonën 2
Elmi Aziri

Për Zonën 5
Syrija Rashidi

Për Zonën 6
Halil Snopçe dhe Ilire Dauti

2. Kryesia Qëndrore autorizon Kryetarin e partisë që të organizojë kuvendet zgjedhore të degëve, për zgjedhjen e kandidatëve për kryetar të mundshëm të komunave.

Por pikërisht kjo mbledhje ka bërë që të fillojnë edhe reagime nga Dega e Tetovës dhe siç mëson TS mund të bojkotojnë zgjedhjet lokale.

Ndryshe ASH ende nuk mund të gjejë një kandidat për kryetar komune në Tetovë dhe disa komuna tjera.Tetovasot

Next Post

Ilire Dauti: Tre tetovarë jemi në Shtabin Qendror dhe së shpejti komuna e Tetovës do të udhëhiqet nga një tetovar/e

Deputetja nga radhët e Aleancës për Shqiptarët, ka reaguar në facebook duke demantuar lajmet se në njësinë zgjedhore numër gjashtë nuk ka asnjë tetovarë në krye të saj me çka ka bërë të ditur se jo vetëm që janë tre tetovar në shtab por këtë qytet së shpejti do ta […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: