Shtyhet mbledhja mes qeverive të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

vull

Zëdhënësi i Qeverisë, Muhamet Hoxha në konferencën e sotme për shtyp njoftoi se mbledhja e përbashkët mes Qeverisë së Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, që ishte paraparë për 25 janar, është shtyrë në afat të pacaktuar për shkak të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Republikën e Kosovës.

“Me kërkesë të Republikës së Kosovës, përkatësisht Qeverisë së Republikës së Kosovës, mbajtja e seancës së përbashkët në mes dy vendeve është shtyrë. Arsyeja është gjendja politike në Republikën e Kosovës, atje janë shpallur zgjedhje të parakohshme me 14 shkurt, pas përfundimit të procesit zgjedhor dhe themelimit të institucioneve atje, dy qeveritë do të caktojnë datën e mbajtjes së seancës së përbashkët”, tha mes tjerash Hoxha.
Next Post

Petrova- Gjorgjeva: Reforma në arsimin fillor është e domosdoshme, koncepti mbështetet në analizë

Reforma në arsimin fillor është e domosdoshme, deklaroi Emilija Petrova – Gjorgjeva, dekan në Fakultetin Pedagogjik në Shtip pranë Universitetit Goce Dellçev pas takimit me profesorët e të gjitha  universiteteve në vend me përfaqësuesit e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Byrosë për Zhvillimin e Arsimit dhe anëtarët e grupit punues […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: