Si u zhduk Dokumenti origjinal i Marrëveshjes së Ohrit, nuk gjendet askund?!

vull

Dokumenti origjinal i Marrëveshjes së Ohrit thuhet se është zhdukur nga arkivat e institucioneve në Maqedoninë e Veriut dhe askush nuk mban përgjegjësi për këtë.

Dokumenti, i cili i dha fund konfliktit të dhunshëm, mes etnisë shqiptare dhe maqedonase në vitin 2001, nuk ekziston as në dokumentacionin e Presidentit dhe as në Arkivat Shtetërore.

Origjinali i dokumentit, i cili ishte i shkruar në gjuhën angleze, sipas ligjeve të arkivimit duhej të ishte nën kujdesin e Arkivave të Shtetit. Por Arkivi Shtetëror ka njoftuar vite më parë se nuk i është dorëzuar dokumenti origjinal i Marrëveshjes.

Në dokumentin origjinal të nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit kanë qenë të vendosura edhe nënshkrimet origjinale të ish-kryetarit të Maqedonisë, Boris Trajkovski, ish- liderit të VMRO-DPMNE-së dhe kryeministër i mëparshëm, Lubço Gjeorgjievski, dhe të kryetarëve të atëhershëm të LSDM-së, Branko Cërvenkovski, të PPD-së, Imer Imeri dhe PDSH-së, Arbën Xhaferi. Në dokument, nënshkrime si dëshmitarë zyrtar kishin vendosur edhe ndërmjetësuesit ndërkombëtar, Fransoa Leotar dhe Xhejms Perdju. (INA)

Next Post

Bexheti: Refuzova kërkesën e Zaevit, mu vërsulën nga Antikorrupsioni (Video)

Kreu i Komunës së Sarajit, Blerim Bexheti ka deklaruar se kryeministri aktual Zoran Zaev ka kërkuar nga ai që të ndikoj në ndërrimin e një kryetari të një gjykate. “Unë kam refuzuar këtë kërkesë të kryeministrit duke e sugjeruar se nuk është mirë që pushteti ekzekutiv të përzihet në punën […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: